Mbrapa

Ministri Rikalo dhe homologu i tij nga Maqedonia flasin për rritje të bashkëpunimit

Publikuar: 01.12.2017

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të MBPZHR-së, Kapllan Halimi dhe Drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha u pritën në një takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë, Lupço Nikollovski.

Në këtë takim të mbajtur në Shkup u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural mes dy vendeve fqinje, me theks të veçantë bashkëpunimin në aspektin fitosanitar dhe forcimin e tregut të punës.

Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe shkëmbimi i përvojave në sektorin e vreshtarisë dhe verërave, si dhe harmonizimi i certifikatave të eksportit të verës.

Të dy ministrat vizituan Laboratorin Shtetëror Fitosanitar dhe u dakorduan që së shpejti të formalizojnë marrëveshje konkrete bashkëpunimi në fushat të cilat u diskutuan në këtë takim. 

/MediaPress