Mbrapa

Ministri Lekaj me bashkëpunëtorë inspektoi punimet në autostradën „Arbën Xhaferi“

Publikuar: 02.12.2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bashkë me zyrarë tjerë të ministrisë kanë inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e autostradës "Arbën Xhaferi".

Ai është ndalur në pjesën më të vështirë të projektit, në Kaçanik, aty ku po ndërtohen këto ura të larta.

Ministri Lekaj ka siguruar drejtuesit e projektit se qeveria ka marrë të gjitha masat që projekti të përfundoj më 31 dhjetor dhe të mos ketë më vonesa në kryerjen e obligimeve financiare sic ka pasur deri më tani.

Ne sot me bashkëpunëtor vizituam autostradën që është më kryesorja dhe është projekt nacional. Mund të them se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar, që ky projekt të përfundoi me 31 dhjetor 2018. Ndërsa, në fund të këtij muaji do të përfundoi gjysëm segmenti i dytë i kësaj autostrade që është nga fshati Babush deri në fshatin Bibaj. Unë e falenderoi kompaninë „Bechtel& Enka“, e sidomos drejtorin që me të vërtetë ka qenë i përkushtuar që atë që e kemi diskutuar para dy muajve, do të përfundoi ky segment dhe do të krijohet një çasje më e lehtë dhe për livizjen e qytetarëve. Momentalisht gjindemi në urën më të gjatë të rajonit, me një gjatësi prej 5.7 kilometrash. Ne jemi të përkushtuar që çdo sfidë ta përballojmë dhe të jemi mbështetës edhe me vija buxhetore, mos të kemi stërzgjatje sikur që ka ndodhur deri më tani“.

Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë „Bechtel & Enka“, Alkhazjari theksoi: “E falenderoi ministrin Lekaj, për vizitën e sotme që i bëri këtij projekti. Është nder për ne që ta kemi ministrin për të parë punimet që janë arritur. Me ministrin Lekaj biseduam edhe për pjesën më sfiduese të këtij projekti që është ndërtimi i urave më të gjata në këtë seksion, sidomos pas reshjeve të fundit“. 

/MediaPress