Mbrapa

Kuvendi sot debaton për buxhetin 2018

Publikuar: 05.12.2017

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Në këtë seancë do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Seanca fillon në orën 10:00. 

/MediaPress