Mbrapa

Hamza: Buxheti i vitit 2018 garanton rritje pagash në sektorin publik

Publikuar: 05.12.2017

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar draf-buxhetin për vitin 2018 para deputetëve.

Sipas tij, buxheti i vitit 2018 garanton rritje pagash në sektorin publik, por edhe do të ketë rritje ekonomike stabile e të qëndrueshme, politika tatimore, dhe lehtësira për prodhuesit vendor.
“Do ketë rritje pagash të sektorit publik, financim për skemat sociale, rritje substanciale për financim të projekteve kapitale në sektorin publik”.

“Në vitin 2018 do të kemi rritje ekonomike 4.6% në terma realë, ndërsa nominal 6%. Në këtë rritje ekonomike nuk merren parasysh edhe investimet e mëdha që pritet të ndodhin siç është rasti me ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re”.

“Te shpenzimet buxhetore, do të financohen të gjitha politikat me prioritet të qeverisë. Banka Botërore duket të jetë edhe më optimiste, ku ka projektuar 4.8 përqind. Kjo rritje pritet të mbështete nga nivel i rritjes së investimeve, konsumit dhe rritja e eksportit”.

“Në vitin 2018 do të ketë rritje të stabilitetit të çmimit. Edhe remitancat do të jetë faktor i rritjes së kërkesës agregate në vend”.

 

/MediaPress