Mbrapa

Edhe Shqipëria do të kërkojë naftë pranë Greqisë

Publikuar: 06.12.2017

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) arriti një marrëveshje me kompaninë SHELL për nisjen e kërkimit të naftës në Bllokun 4, në Shqipërinë Jugore, tha të martën kreu i AKBN-së Adrian Bylyku.

Bylyku u shpreh shumë optimist për zhvillimet në sektorin e hidrokarbureve të vendit.

"Viti i ardhshëm mund të konsiderohet i suksesshëm, veçanërisht për sektorin e hidrokarbureve, pasi kemi arritur një marrëveshje me SHELL-in për nisjen e shpimit të puseve në Bllokun 4", tha Bylyku.

Blloku 4 përfshin zonën midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Thirrjet për shpimin e këtij Blloku u bënë fillimisht nga AKBN-ja në vitin 2015.

Sipas z. Bylyku, SHELL-i do të vazhdojë kërkimin për naftë dhe gaz në Bllokun 2 dhe 3.

Zonat Shpiragu 2 dhe Shpiragu 3 ndodhen në afërsi të Beratit në Shqipërinë Jugperëndimore 

/MediaPress