Mbrapa

Mungesa e numrave shtyn sërish votimin për Buxhetin 2018

Publikuar: 07.12.2017

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as sot ta kalojë në parim buxhetin për vitin 2018.
Ndryshe nga e mërkura, kur dështoi të votohej, kësaj radhe nuk u hodh fare në votim, meqë pushteti nuk i kishte numrat.

Por, kur u pa që nuk kishte konsensus, kryetari vendosi që seanca të mbahet të dielën.
Fillimisht propozimi ishte për orën 10:00, por një kërkesë e Listës Serbe doli që ajo të mbahej në orën 12:00.

Në fund, Kadri Veseli vendosi që seanca të mbahej në orën 15:00, ndërsa deputeti serb Sasha Millosavleviq u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve për shtyrjen e votimit për buxhetin.
 

/MediaPress