Mbrapa

Limaj në Tiranë, ndan çmime për kompani nga Kosova e Shqipëria

Publikuar: 07.12.2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është ftuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në mbrëmjen e organizuar për nder të 120 vjetorit të themelimit të saj.
Vetë Limaj ka ndarë disa çmime për kompani nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Në këtë organizim po marrin pjesë krerët më të lartë të tri shteteve.
Limaj e ka bërë mbështetjen për prodhesit vendorë një prej prioriteteve të tij.

Ai ka pasur një serë takimesh dhe ka ndërmarrë disa masa, me qëllim të mbështetjes së prodhuesve vendorë.
 

/MediaPress