Mbrapa

Dogana gjatë vitit 2017 mblodhi 14 milionë nga lojërat e fatit (Foto)

Publikuar: 13.01.2018

Dogana gjatë vitit 2017 ka ndërmarr një mori aksione në parandalimin e humbjeve të taksave si dhe në aspektet tjera në sektorin e lojërave të fatit.

Gjatë kësaj periudhe janë ushtruar kontrolle operatorëve të licencuar dhe pa-licencuar të lojërave të fatit, totali i këtyre kontrolleve ishte 597.

Derisa nga pagesat e rregullta të taksës së akcizës gjatë vitit 2017 janë mbledhur afër 14 milionë euro.

Në aspektin e kontrolleve dogana gjatë vitit 2017 ka realizuar 597 kontrolle që kanë rezultuar me afër gjysmë milion euro pajisje të konfiskuara.

Gjithashtu këto kontrolle kanë gjetur 171 bastore të cilat kanë vepruar tërësisht ilegalisht.

Gjithashtu janë ndërmarr një mori aksionesh, respektivisht 38 aksione me Policinë dhe ATK në për kontrollimin e këtyre pikave.

Vlen të theksohet fakti se bashkëpunimi me qytetar ka qenë mjaft i madh pasi kemi pranuar një numër të informatave mbi aktivitetet e lojërave të fatit, më saktësisht kemi pranuar mbi 70 informata në tërë Kosovën, prandaj Dogana falënderon të gjithë qytetaret.


 

/MediaPress