Mbrapa

Hoteli i njohur kalon në duart e Kastrati Group

Publikuar: 05.02.2018

Blerja e hotel ‘Sheraton’ është konfimuar zyrtarisht nga Kastrati Group.

Leonard Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati, me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet me ish-pronarët shkruan:

“Tashmë zyrtarisht ish-hotel ‘Sheraton’ i përket kompanisë ‘Kastrati Group’, sapo u mbyll transaksioni”,- shkruan Leonard Kastrati.

Kompania e naftës nuk ka sqaruar nëse godina do të vijojë të përdoret për hotel, apo do të ketë funksione të tjera.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ‘Sheraton’ u largua nga Tirana, duke e lënë kryqytetin shqiptar pa asnjë markë prestigjoze të hotelerisë.

Shoqata të turizmit dhe opozita akuzuan politikat e kryeministrit Edi Rama për largimin nga Shqipëria të kësaj marke. 

/MediaPress