Mbrapa

Tregu i aksioneve në SHBA përjeton rënie të shpejtë

Publikuar: 05.02.2018

Indeksi kryesor i tregut të aksioneve në SHBA "Dow Jones" u mbyll me 4.6% apo një rënie prej 1.175 pikësh.

Kjo është rënia më e keqe që nga shtatori i vitit 2008, kur u refuzua një plan për të shpëtuar industrinë bankare të SHBA.

Rënia u zgjerua me humbje të premten, pas të dhënave për një rritje të pagave, e cila rriste mundësinë e ngritjes së përshpejtuar të normës së interesit.

Rënia u pasua nga rënia e aksioneve të disa prej kompanive më të mëdha.
 

/MediaPress