Mbrapa

ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM4 2017 (Foto)

Publikuar: 09.02.2018

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 8 Shkurt ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2017.

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.

Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 12 Shkurt deri me 16 Shkurt 2018, nga ora 8:00- 16:00.

 

/MediaPress