Mbrapa

Mustafa nga ShBA: Me kodin +383, Kosova hyn në rrjetet e telefonisë ndërkombëtare (Video)

Publikuar: 11.02.2018

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, ka thënë se si kompanitë e tjera publike të Kosovës, Telekomi është në një moment ndryshimesh, kur përpiqet të modernizojë shërbimet dhe të rrisë të ardhurat.

Mustafa në këtë intervistë, Mustafa ka përmendur tronditjet që ka pësuar kjo ndërmarrje për shkak të një numër problemesh në kontrata që e kanë kërcënuar kompaninë me falimentim.

Mustafa ka folur edhe për vendosjen e kodit telefonik +383, si dhe për kontratën e re që ka nënshkruar Telekomi i Kosovës me një kompani amerikane, gjë që ishte edhe arsyeja e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi shumë pranë kalimit të tërësishëm të kodit 383 në shfrytëzim. Ky kod do sjellë lehtësira në komunikimet telefonike dhe jemi pranë eleminimit të kodeve të tjera”, ka deklaruar Mustafa.


/MediaPress