Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/Autostrada-Rruga-27.jpg

Banka Botërore reagon për taksën e Rrugës së Kombit

Publikuar: 11/04/2018

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim në konferencën e ‘Raporti i13-të ekonomik dhe rajonal”, është shprehur se tarifa në Rrugën e Kombit është vendosur në përputhje me mesataren e rajonit. 

Salim tha se pagesat janë të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugës por duke marrë në konsideratë se çfarë masash merren për popullsinë e zonës.

“Siç jeni në dijeni përsa i takon taksës së rrugës IFC-ja, që është anëtare e grupit të Bankës Botërore, me kërkesë të qeverisë shqiptare ka qenë një nga kryekëshilluesit e studimit që ka paraprirë ky projekt i gjatë. 

Sipas studimieve përkatëse është analizuar me shumë kujdes edhe niveli i taksës,i pagesës së rrugës.

Këto janë në përputhje me mesataret e rajonit dhe këshillimi është bërë që kjo taksë e rrugës të mblidhet në një pikë të vetme të rrugës. Pjesë e strukturës së projektit ka qenë edhe skema e përdoruesve të rregullt me një pagesë më të ulët. Unë jam në dijeni se ka ende disa diskutime dhe Kryeministri është shprehur se po shikojnë se cilat mund të jenë këto pagesa më të ulta për popullsinë e zonës. Në përgjithësi si në çdo vend pagesat janë të nevojshme për të mirëmbajtur apo për të ndërtuar rrugë”,ka deklaruar Maryam Salim.

Duhet mbajtur parasysh se çfarë masash merren për popullsinë lokale sigurisht.”