Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2017/12/autovetura1587x34335758.jpg

Protestë kundër ligjit diskriminues

Publikuar: 20/06/2018

Me ligjin e ri për automjete me rastin e regjistrimit, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Me këtë ligj janë prekur tregtarët e automjeteve, të cilët e kanë me vështirë të shesin makinat për shkak të hezitimit të qytetarëve për t’i blerë.

Për këtë, tregtarët e makinave dhe qytetarët do të protestojnë sot duke filluar nga ora 10:00 para qendrës së regjistrimit në Prishtinë.

Ndryshe, me ligjin e ri, pasi që të ndërrohet pronësia e automjetit, shitësi i automjetit obligohet që ta çregjistrojë automjetin.

Me këtë ligj, pronari i mjetit duhet t’i ndërroj targat e regjistrimit me të reja nëse njëra nga targat i ka humbur, dëmtuar, shkatërruar, amortizuar deri në atë masë që bëhet e papërdorshme.

“Dënohet me gjobë nga njëqind (100) € personi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni” thuhet në ligj.