Investime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/259737-DyPg9DBgcK.jpg

Sot nis ndërtimi i autostradës së tretë

Publikuar: 15/04/2018

Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës, sot mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, nga ora 11:30.