Biznes http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/jeff-bezos.jpg

Ky është njeriu më i pasur në botë

Publikuar: 07/03/2018

Numri 1 i Amazon, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Microsoft, Bill Gates, i cili renditet në vendin e dytë.

Revista “Forbes” ka publikuar klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, ku bën me dije se në sajë të shtimit të të ardhurave me 59% gjatë 12 muajve të fundit, Bezos, e ka dyfishuar pasurinë e tij duke arritur në 120 miliardë dollarë.

Ndërkohë Bill Gates, renditet i dyti me 90 miliardë.

Në vendin e tretë renditet pasaniku amerikan Warren Buffett me 84 miliardë dollarë, ndërsa industrialisti francez Bernard Arnault renditet i katërti me 72 miliardë dollarë.

I pesti renditet themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg me 71 miliardë dollarë.

Pronari i Zara, Amancio Ortega, renditet i gjashti me 70 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e shtatë pasaniku meksikan Carlos Slim me 67.1 miliardë dollarë, shkruan noa.al.

Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump, renditet i 766 me 3.1 miliardë dollarë, ose thënë ndryshe 400 milionë më pak se një vit më parë