Biznes http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/671133__original.jpeg

Sa do paguhet për apartamentet në 68 qytete të Shqipërisë

Publikuar: 17/03/2018

Më shumë taksë për pronën do të paguajnë ato qytete që kanë çmime fiskale më të larta, ndërsa në rrethet si, Memaliaj apo Tepelenë, taksa do të jetë shumë e ulët.

Në qytetin e Elbasanit çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50 300 lekë/m2.

Çmimi i shtëpisë 5 030 000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993-it, taksa do të jetë 2515 lekë në vit.

Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal, që është 53,100 lekë/ m2.

Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100 m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para ’93-it është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë.

Në qytetin e Memaliaj, një familje që ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, të ndërtuar para vitit 1993 do të paguajë 525 lekë në vit.

Kush disponon një dyqan në rrethe, do të paguajë më pak taksa se një dyqan në Tiranë.

Kjo, për shkak se çmimi i dyqanit do të llogaritet 1.5 herë më i lartë se çmimi i shtëpisë, kurse në Tiranë kjo llogaritet dy herë më i lartë.

Ndërsa për ndërtesat që përdoren për prodhim, përpunim apo magazinim të mallrave, taksa do të jetë 0.2 për qind e çmimit të magazinës, shkruan ‘panorama’.

Sipas metodologjisë, çmimi i magazinës do të jetë sa 50 për qind e çmimit të sipërfaqes së banimit të zonës përkatëse, sipas qyteteve.