Biznes http://mediapress.al/wp-content/uploads/2017/12/sbashkkk34774.jpg

SBASHK-u i reagon qeverisë për ndarjen e 1 milonëve për veriun

Publikuar: 06/03/2018

SBASHK-u ka reaguar ndaj vendimit që t’i ndahen veriut 1 milionë euro për shpenzimin e energjisë.

Kjo sindikatë mendon se pikërisht në ditët e Epopesë së UÇK-së dhe pikërisht në respekt për ditën e madhe të mësuesit, në vend që të ndahet 1 milionë euro për Veriun , është dashur ti jepet dritë e gjelbër Ligjit për njerëzit meritor për shtetësinë e Kosovës , pra për mësuesit që vunë themelet e para të Republikës së Kosovës duke bërë sakrifica sublime e duke mos u dorëzuar para dhunës e armëve të pushtuesit serb në vitet e vështira të okupimit të Kosovës.

“SBASHK-u shpreh pakënaqësinë publike ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë që nga buxheti i Kosovës të ndahen 1 milionë euro për të paguar rrymën që shpenzojnë serbët në Veri të Kosovës , të cilët le që nuk e ndihmuan krijimin dhe ecjen përpara të shtetit të Kosovës, por e penguan dhe po e pengojnë hapërimin e saj. Ky reagim publik i dedikohet në veçanti Ministrit të Financave Bedri Hamza, i cili në takim me përfaqësues të SBASHK-ut në kabinetin e Kryeministrit Hraradinaj deklaronte prerazi se Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta ka vështirësi të procedohet në Parlament ngase nuk është bërë planifikim i kostos buxhetore në Ligjin e Buxhetit”, thuhet në reagim.

Ky veprim i Ministrit Hamza dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës i shton arsyet që SBASHK-u të vazhdojë me veprime sindikale dhe kjo do të ndodh më 12 mars me grevën tërëditore në sistemin arsimor të Kosovës dhe nëse edhe deri atëherë nuk ka veprime konkrete Lidhur me Ligjin e viteve të 90-ta, që për ne është i shenjtë , atëherë më 13 prill do të shkohet në grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.

Qeveria duhet ta kuptojë seriozisht situatën dhe të veprojë që tani nëse do që të kemi normalitet në procesin arsimor, e nëse jo atëherë arsimi do të përballet me grevat dhe për këtë përgjegjësinë e ka Ministri Hamza në veçanti dhe Qeveria e Kosovës në përgjithësi.