Biznes http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/INDEP-01.jpg

Thaçi: Prodhuesit vendor po implementojnë në përpikëri standardet MSA

Publikuar: 02/03/2018

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, mori pjesë në tryezën për Projektin e promovimit të standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së, të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), theksoi se prodhuesit janë duke i plotësuar kriteret dhe standardet si ato ISO Standardet dhe HASAP, të cilat iu ofrojnë dhe iu sigurojnë garanci edhe produkteve të tyre, por edhe konsumatorëve të vendeve tek të cilat i eksportojnë produktet.

Për të përmirësuar pozitën e eksportit të ndërmarrjeve në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, kompanitë duhet të inkurajohen për zbatimin e sistemeve të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit (HACCP).

Për të mbështetur këtë proces duhet një platformë për mbështetjen e implementimit të sistemeve të cilësisë, si: ISO 9001, ISO 22000 me parimet HACCP, GlobalGAP, IFC, BRC dhe të tjerët.

Standardet iu referohen procedurave të përcaktuara, metodave, dimensioneve, lejeve, tipareve, kapaciteteve, etj, të specifikave të një produkti.

Në këtë kontekst, certifikimi i referohet kërkesave të përshtatjes krahasuar me një standard të vendosur.

Një arritje e Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS), në tejkalimin e barrierave për furnizim me standarde, është nënshkrimi i marrëveshjes me CEN dhe CENELEC.

Me këtë marrëveshje AKS-së i krijohet mundësi për furnizim me standardet e fundit nga Komiteti Evropian i Normave CEN.

Duke qenë se Kosova ka orientim politik në përfshirje në BE, standardet ekonomike janë njëri nga kushtet që duhet plotësuar për këtë aderim.

AKS-ja obligohet që t’i adoptojë në shkallën 80 për qind standardet EN, shifër të cilën tashmë e kemi realizuar mbi 50 për qind.

Ndërkaq, drejtori Agjencisë Kosovar të Standardizimit (AKS), Hafiz Gara, tha se roli dhe rëndësia e standardeve është krijimi i një infrastrukturës së cilësisë së produkteve vendore.

Qëllimi i kësaj është mbrojtja e shëndetit publik dhe sigurisë si dhe inkurajimi i zhvillimin ekonomik i cili është në konkurrencë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Në fund të takimit, zëvendësministri Thaçi tha se Kabineti i ministrit Hasani, me një qasje të re dhe dinamike, është duke i kushtuar rëndësi dhe prioritet të lartë zbatimit të ligjit në pikat më jetike të rregullimit të tregut sipas kërkesave ligjore, që deri më tash nuk kanë gjetur zbatim, në veçanti në zbatimin e standardeve në fushën e ndërtimit.

“Për ne si kabinet është jetike dhe prioritet, që shërbimet në të gjitha fushat nga bizneset të jenë cilësore dhe që e kënaqin konsumatorin dhe se si qytetarë në fund të ditës të gjithë të jemi pozitën e konsumatorit”, ka thënë Thaçi.