Biznes http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/ttt.jpg

Trump rrit tarifat ndaj importeve, hap luftë tregtare me Kinën

Publikuar: 01/03/2018

Tarifat ndaj importeve të aluminit dhe çelikut në SHBA do të rriten ndjeshëm që prej javës së ardhshme.

Njoftimin e dha presidenti amerikan Donald Trump, i cili e quajti këtë një lëvizje që do të mbrojë industrinë amerikane.
Por kritiket thonë se masa do të pengojë rritjen e punësimit dhe do të rrezikojë nisjen e një luftë tregtare me Kinën.

Trump bëri të ditur se produktet e çelikut do të taksohen me 25 përqind, ndërsa ato të aluminit me 10 përqind.

Në një postim në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se Shtetet e Bashkuara po vuanin nga politika të padrejta tregtare.

SHBA importon 4 herë më shumë çelik nga sa eksporton dhe mbështetet tek ky produkt më shumë se 100 vende të tjera.

Vlera e aksioneve të prodhueseve amerikanë të çelikut u rrit ndjeshëm pas njoftimit.

Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump deklaroi se vendet e tjera po sillnin në SHBA sasi të konsiderueshme çeliku, çka sipas tij nënkuptonte vrasjen e prodhueseve vendas.

Ndërsa pas marrjes së Presidencës, republikani tha se importet e lira nga Kina po dëmtonin industrinë amerikane që është importuesja më e madh e çelikut në botë.

Kina nuk është i vetmi vend që eksporton produktin në SHBA.

Bëhet fjalë për 110 vende, ndër të cilët 5 eksportuesit më të mëdhenj janë Kanadaja, Brazili, Koreja e Jugut, Meksika dhe Rusia.