Diaspora http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/new_50euro_banknote.jpg

Mërgimtarët i dalin sërish në ndihmë Kosovës



Me gjithë frikën dhe paralajmërimin për uljen e mundshme të dërgesave të mërgimtarëve, për shkak të ndikimit të pandemisë edhe në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, kjo është demantuar nga vetë reagimi i tyre.

Derisa në muajt e parë të pandemisë, remitencat kishin ulje, muaji maj ka rikthyer përmbys këtë rënie.

Gjatë këtij muaji në Kosovë janë dërguar 100.7 milionë euro, që krahasuar me majin e vitit të kaluar, janë sjellë 22.3 milionë euro më shumë.

Shtetet prej nga më së shumti janë dërguar paratë janë shtetet gjermano folëse, SHBA, Italia dhe Franca.