Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Italy-2109x1406-1.jpg

17 mijë shqiptarë mund të përfitojnë leje qëndrimi në Itali



Janë mbyllur në gusht procedurat e paraqitjes së kërkesave në kuadrin e sanatores së parashikuar nga neni 103 i dekretligjit nr. 34 të 19 majit 2020 i njohur ndryshe si dekreti Rinisja.

Nga thuajse 210 mijë kërkesat e paraqitura, rreth 17 mijë janë për shtetas shqiptarë.

Nga procedurat për legalizimin e punonjësve të parregullt kanë regjistruar rreth 210 mijë aplikime për legalizimin e të huajve të parregullt që punojnë në bujqësi, blegtori, peshkim e familje të bëra online nga punëdhënësit dhe rreth 13 mijë kërkesa për lejeqëndrime të përkohshme të paraqitura nga vetë të huajt.

Kjo del në dritë nga Raporti i fundit mbi ecurinë e procedurave të legalizimit të të huajve të parregullt që punojnë në bujqësi, blegtori, peshkim e pranë familjeve i ministrisë së Brendshme italiane, njofton Shqiptari i Italisë.

Në veçanti, përsa i përket komunitetit tonë, rreth 17 mijë shqiptarë kanë shpresë të dalin nga klandestiniteti e të pajisen me një dokument qëndrimi për punë.

Më saktësisht, për shtetas shqiptarë janë paraqitur 11.671 (69,3%) kërkesa legalizimi si bashkëpunëtorë familjarë dhe 5.176 (30,7%) kërkesa legalizimi në bujqësi, blegtori apo peshkim.

E meqë komuniteti ynë është ndër më të vjetrit e më të integruarit në Itali, nuk kanë munguar shtetas shqiptarë as mes punëdhënësve.

Gjithnjë sipas raportit të ministrisë, 2.382 familje shqiptarësh kanë aplikuar për legalizimin e bashkëpunëtorëve familjarë e 519 sipërmarrës shqiptarë për legalizimin e një punonjësi në bujqësi, blegtori apo peshkim.

Në përgjithësi, kërkesat e paraqitura në portalin e ministrisë së Brendshme italiane në këta dy muaj e gjysmë, kapin shifrën 207.542. Siç është vërejtur edhe në Raportet e mëparshme dyjavore, pjesa dërrmuese e të huajve që kërkohet të legalizohen punojnë pranë familjeve.

Në fakt, 176.848 (85%) kërkesa kanë të bëjnë me legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë dhe kujdestarëve për persona të pamundur kundrejt 30.694 (15%) kërkesave për legalizimin e punonjësve në bujqësi, blegtori e peshkim.

Krahina me më shumë aplikime për legalizim bashkëpunëtorësh familjarë është Lombardia (me 47.357 kërkesa të paraqitura), ndërsa për legalizimin e punonjësve në në bujqësi, blegtori e peshkim renditet e para Campania (6.962 kërkesa).

Nga punëdhënësit që kanë kërkuar legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë, 136.138 kanë shtetësi italiane, ndërsa nga punëdhënësit në bujqësi, blegtori e peshkim, janë italianë 28.013 vetë.

Përsa i përket vendlindjes së punonjësve për të cilët kërkohet legalizimi, renditen të parat Ukraina, Bangladeshi, Pakistani për bashkëpunëtorët familjarë; Shqipëria, Maroku dhe India për punonjësit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit.

Kanali i dytë i parashikuar nga masa e legalizimit ishte ai që mund të përdorej drejtpërdrejt nga vetë qytetarët e huaj me leje qëndrimi të skaduar, të cilëve iu dha mundësia të kërkonin një leje qëndrimi të përkohshme.

Që në fillim u vërejt se për shkak të kritereve të shtrënguara e kufizimeve të shumta nuk ishte rrugë mjaft e praktikueshme.

Raporti i fundit i ministrisë thotë se kërkesat për lejeqëndrime të përkohshme janë gjithsej 12.986.

Nuk jepet akoma asnjë e dhënë mbi prejardhjen e të huajve që kanë aplikuar, veçse një shënim me numrin e këtyre kërkesave sipas provincave italiane.

Të parat renditen Verona (675 kërkesa), Cuneo (466), Cosenza (423), Milano (406), Foggia (394) Salerno (393) dhe Roma (391).

Të fundit

Grenell kërkon votën e shqiptarëve në Michigan

Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një fushatë elektorale me shqiptarët republikanë në Michigan të SHBA-së. Takimi u mbajt më 20 tetor 2020,

Mama Bar – si përballet bari kult me pandeminë?

Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbuluara sipas etiketës pandemike) kujdeset që të

Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada

Anaida Deti është larguar nga Shqipëria në 1997.  Pasi jetoi mbi 5 vite në Itali, u zhvendos në Kanada. Studimet e saj në Stomatologji në Itali nuk iu njohën dhe iu desh të nisë gjithçka

Njihuni me shqiptarin me çifteli që po çmend yjet botërore

Jurgen Pecnikaj, 25-vjeçari me origjinë nga Tropoja është një djalë shumë i talentuar në muzikë. Jurgeni jeton në Gjermani dhe puna që bën nuk ka lidhje me muzikën, megjithatë ai e sheh

Italia miraton ligjin e ri për emigrantët shqiptarë, kush punon merr leje qëndrimi

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit. Me anë të këtij ligji të ri

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

Info Tjera