Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/Toronto-2020.jpg

Njoftim për të gjithë mërgimtarët tanë në Kanada



Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto njofton të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Kanada, të cilët nuk kanë shtetësi të Republikës së Kosovës, e që kanë planifikuar të fluturojnë drejt Kosovës, se jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Aeroportit Pearson në Toronto, si dhe me aviokompaninë Air Canada, të cilet i kemi njoftuar zyrtarisht se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës rifillon operimet me kapacitet të plote nga data 28 qershor 2020. Rrjedhimisht, nuk duhet që të ketë asnjë pengesë.

Në rast se kushdo nga qytetaret ballafaqohet me ndonjë situatë, në të cilën has në vështirësi procedurale për të udhëtuar drejt Kosovës, luten që të kontaktojnë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Toronto, për të evituar çfardo pengese në këtë drejtim.

Ndërkaq, bashkëatdhetarët tanë që kanë shtetësi kanadeze, si dhe shtetësi të Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të procedurave kufitare nuk kanë asnjë problem, në qoftë se me vete posedojnë ndonjë dokument që dëshmon shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Sa i përket qytetarëve tanë që udhëtojnë nga Kanadaja në Kosovë, pra bartësit e pasaportës së Republikës së Kosovës që në mënyrë të rregullt kanë ardhur në Kanada, nuk ka ndonjë restrikcion nga pala kanadeze për ta për t’u kthyer në vendin tonë.

Të fundit

Ferizajasja po befason me shembullin e saj gjithë Kanadanë

20 vjeçarja, Albiona Ajeti po i mahnit kanadezët me punën e saj. Nuk ka shumë kohë që Albiona ka nisur rrugëtimin e saj jetësor dhe profesional në këtë vend, por kjo se ka ndalur që ta tre

Kanadaja ka një lutje për qytetarët që vizitojnë Kosovën

#Kosovo: A daily curfew is enforced from 9 p.m. to 5 a.m. in #Pristina, #Ferizaj, #Prizren and #Vushtrri. You must wear a face covering in public. Follow the instructions of local authorities. #COVID1

Të gjithë shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në Hungari pa leje policie

Ambasada e Kosovës në Hungari ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë leje qëndrimi për më shumë se 90 ditë në Hungari mund të hyjnë atje pa pasur nevoj të kenë leje policiore. Me hyr

Njoftim aspak i mirë për mërgimtarët në Gjermani

Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që së pari të njoftoheni për njoftimet e Organeve përgjegjëse të Kosovës dhe patjetër të merrni në konsideratë

Shqiptarja fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.  Duhet theksuar se kjo është hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj

Filmi “The Cuban” i shqiptares Ana Golja do ta hapë festivalin italian

Nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasë pritet të mbahet një festival ndryshe i filmit ndërkombëtar. Festivali do të organizohet nga CHIN Radio/TV së bashku me disa organizata të m

Info Tjera