Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/108851933_3846246392077429_4271048379994306565_n.jpg

Lazim Destani me Konsullin e Kosovës: Mundësi bashkëpunimi për investime



Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani zhvilloi një takim në Dyseldorf  me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Arjan Kashtanjeva ku diskutuan mbi tematika të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë dhe mundësinë e bashkëpunimit për investime.

Në një postim në facebook

Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare shkruan se ndër të tjera e ka informuar konsullin edhe për aktivitetetin e Këshillit Koordinues të Diasporës si dhe të Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë që në zyrat tona në Dyzeldorf ta pres në takim Konzullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në këtë qytet, z. Arjan Kashtanjeva.

Gjatë takimit me z. Kashtanjeva diskutuam e shkëmbyem mendime mbi tema të ndryshme lidhur me diasporën tonë në Gjermani por edhe mbi situatën aktuale në Kosovë.

Nga bisedimet që zhvilluam së bashku, nga z. Kashtanjeva u njoftova në përgjithësi mbi punën dhe aktivitetet e kësaj Konzullate të Kosovës. Me këtë rast Konzullin e njoftova edhe mbi aktivitetet e Këshillit Koordinues të Diasporës si dhe të Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Meqenëse në këtë rajon të Gjermanisë, Nordrhein-Westfalen (NRW), jetojnë e veprojnë shumë bashkatdhetarë dhe afaristë të suksesshëm, e pamë të nevojshme që në të ardhmen të jemi akoma më të koordinuar mes vete e me takime më të shpeshta.

Të fundit

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”

Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mi

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër

Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koor

Këto janë rregullat që i presin mërgimtarët që kthehen në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.

BIK-u ndanë mirënjohje për Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës së Kryesisë së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim kryetarin e xhamisë së Frib

Për një muaj 608 bashkatdhetarë me Covid udhëtuan në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, njofton se në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. “Në bazë t

Kanada / Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitet

Ardita Qeriqi- Morina vjen nga Krojmiri i Lipjanit, Kosovë, e cila në Kanada jeton që nga viti 2007, duke u vendosur në qytetin e vogël të Ontarios, Brantford së bashku me bashkëshortin e saj

Info Tjera