Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/skenda-palmer.jpg

Hyseni takohet me Palmerin, i kërkon që SHBA-ja të jetë përherë të aktive në procesin e dialogut



Koordinatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, është takuar me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Matthew Palmer.

Koordinatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, po qëndron për një vizitë zyrtare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast është takuar edhe me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Matthew Palmer, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hyseni ka bërë të ditur se e ka njoftuar nga afër Palmerin për procesin e dialogut dhe ka kërkuar nga ai që SHBA-të të jenë përherë aktive në dialogun me Serbinë.

“Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë proces është i pazëvendësueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel”, ka shkruar ndër të tjerash Hyseni.

Ai ka njoftuar se pas takimit me Mathew Palmer, po ashtu ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Ryan Tully, drejtor i Lartë dhe Amanda R. Ahlers, drejtoreshë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Njoftimi i ploë i Hysenit, pa ndërhyrje:

Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendër Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, I cili ështe edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor. Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë,

Duke konstatuar dhe theksuar se krahas BE-së, roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm, me përunjësi i kërkova Zotit Palmer praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse

Pas takimit me Matheë Palmer, poashtu zhvillova nje bisedë të gjatë me z. Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE

Të fundit

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

“Kam përjetuar racizëm, por ia kam dalë”

Albiona Manzo është një vajzë shqiptare, e cila arriti të mbledhë 18,750 pikë në provimet kombëtare të këtij viti shkollor dhe të jetë e para Departamentin e Informatikës të Universitet

Info Tjera