Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/thumbs_b_c_d81451ba027dec38d2b535ccf86fcf6e.jpg

Ambasada jonë në Itali jep detaje për bllokimin e hyrjes në këtë vend nga Kosova



Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se me masat e reja shtrënguese për parandalimin dhe përmbajtjen e përhapjes e Coronavirus Covid-19 të adoptuara nga Qeveria e Republikës së Italisë, listës së vendeve me rrezik ku nga dje edhe Kosova ka hyrë në listën e vendeve me rrezik bashkë me Malin e Zi dhe Serbinë, të gjithë personat që kanë qëndruar/vizituar këto shtete gjatë 14 ditëve të fundit, u ndalohet hyrja dhe transiti në të gjithë territorin italian.

Përjashtimet e vetme që parashikohen nga këto protokolle të reja sigurie për hyrjen dhe qarkullimin transit në shtetin e Italisë i drejtohen vetëm:

• Qytetarëve evropianë (BE, Schengen, Britania e Madhe, Andorra, Principata e Monakos, Vatikan), si dhe familjarëve të tyre bashkëjetues me vendbanim të regjistruar në Itali (apo në njërin nga shtetet e lartpërmendura) para datës 9 korrik 2020, ku gjithsesi mbetet obligim nga ana e secilit udhëtar që të respektojë dhe zbatojë vet izolimin 14 ditor;

• Zyrtarëve dhe atasheve të BE-së ose organizatave ndërkombëtare, agjentëve diplomatik, stafit administrativ dhe teknik të misioneve diplomatike;

• Ekuipazheve dhe personelit të mjeteve të transportit që kanë qëndruar ose kanë kaluar tranzit në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, të cilët kanë detyrim kufizimin e qëndrimit në territorin italian për vetëm 36 orë: në rast të kalimit përmes Italisë me destinacione të tjera, dhe 120 orë qëndrim për procedurat e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave që transportohen në Itali.

Deri në një moment të dytë, sipas autoriteteve përgjegjëse të Republikës italiane, këto masa dhe përjashtime të lartshënuara do të qëndrojnë të vlefshme dhe në fuqi deri më datë 31 korrik 2020.

Të fundit

Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada

Anaida Deti është larguar nga Shqipëria në 1997.  Pasi jetoi mbi 5 vite në Itali, u zhvendos në Kanada. Studimet e saj në Stomatologji në Itali nuk iu njohën dhe iu desh të nisë gjithçka

Njihuni me shqiptarin me çifteli që po çmend yjet botërore

Jurgen Pecnikaj, 25-vjeçari me origjinë nga Tropoja është një djalë shumë i talentuar në muzikë. Jurgeni jeton në Gjermani dhe puna që bën nuk ka lidhje me muzikën, megjithatë ai e sheh

Italia miraton ligjin e ri për emigrantët shqiptarë, kush punon merr leje qëndrimi

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit. Me anë të këtij ligji të ri

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Info Tjera