Ambasadori Hysa dhuroi libra për disa shkolla në Mal të Zi
Ambasadori i Kosovës me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë dhuroi me qindra libra në shkollat ”Gjergj Kastrioti Skendërbeu” në Triesh dhe Ostros.
Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi shënoi në mënyrë simbolike 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke vizituar dy shkollat që mbajnë emrin e ”Gjergj Kastriotit Skenderbeut” në Mal të Zi, me ç’rast dhurojë qindra tituj librash në shkollën në Malësi të Trieshit dhe në Ostros të Krajës.
Ambasadori Hysa u tha nikoqirëve me këtë rast se kjo është mënyra më e mirë e festimit, me ata që e kultivojnë fjalën shqip të shkruar dhe që edukojnë gjenerata.
Ai theksoj që është i kenaqur të shohë në mesin e mësimdhënësve ata që janë edukuar në Kosovë.
Lidhjet tona marrin kuptim edhe më shumë mu në keto vende që e ndiejnë këtë festë të përbashkët duke ndarë një sakrificë të përbashkët. Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Kolektivi i shkollës dhe nxënësit e SHF ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë shfaqën një program kulturorë rasti duke madhëruar këtë momentë. Ambasadori Hysa e quajti alarmues faktin që vetëm 300 nxenës do të nisin shkollën në gjuhën shqipe në klasë të parë në Mal të Zi dhe ofrojë ndihmë nga Kosova.