Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/00_12_1420915920556284495.jpg

Arber Bullakaj u zgjodh në organin më të lartë drejtues të PS Zvicër



Në konferencën e sotme vjetore të Migranteve Socialdemokratë të PS Zvicër u zgjodhën dy përfaqësues për Këshillin Drejtues të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

Për postin e lakmuar kishte gjithsej pesë kandidatura.

Arbër Bullakaj arriti një shumicë absolute qysh në rundin e parë të votimit dhe u zgjodh me një rezultat të shkëlqyeshëm.

Ai po merr postin nga Osman Osmani, i cili ndër të tjera shkaku i pensionimit dhe angazhimeve të shumta ka dhënë dorëheqjen nga ky organ.

“Jam shumë i lumtur për zgjedhjen time dhe besimin që më është dhënë”, thotë Arber Bullakaj kur u pyet se si ndihet.

Në prononcimin e tij të mëtejmë shton me mirënjohje: “Osman Osmani, prindi i Migranteve Socialdemokratë të PS të Zvicrës, ka bërë tashmë punë shumë të rëndësishme për ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj strukture. Jam i lumtur që ishim në gjendje të përfitonim nga vrulli dhe fryma e tij pioniere. Tani është çështje e vazhdimit të mëtejmë të angazhimit dhe promovimit të mëtejmë të përfaqësimit të migrantëve në të gjitha organet e rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse të PS të Zvicrës”.

Arber Bullakaj tani me vullnet e motivacion të shtuar dëshiron të vazhdojë punën për më shumë drejtësi sociale.

Sidomos gjatë periudhës së Koronës është e rëndësishme që të solidarizohemi me të gjithë ata që
kanë probleme e vështirësi si rezultat i krizë së pandemisë:

“Unë tashmë kam shumë ide për projekte dhe qasje që do t’i sjell PS të Zvicrës qysh në rastin e parë të dhënë duke u kujdesur për vazhdimësi”.

Të fundit

Kongresi Panshqiptar Amerikan kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua sot me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Blinkin për ndihmë për të siguruar vaksinat Covid-19 p

I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar një fushatë ndihme për një koleg të ri i cili ka përjetuar një tragjedi të rëndë familjare nga koronavirusi

Mbi 160.000 të regjistruar nga Diaspora

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 160.519 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Ky numër nuk është edhe aq i madh duke krahasuar

Marko Kepi, zyrtarisht kandidat për anëtar të Këshillit të Qytetit të New York-ut

Zgjedhjet e përgjithshme për anëtarët e Këshillit të Qytetit të New York-ut do të mbahen më 2 nëntor 2021. Ka disa zgjedhje speciale për vendet e lira të lira në 2020 dhe në fillim të 2

Përse shqiptarët paguajnë 61% më shumë për sigurimin e makinës?

Rreth zhvatjes që u bëhet të huajve, dhe në veçanti shtetasve të Kosovës nga kompanitë e sigurimit të automjeteve, është raportuar shpeshherë në mediat zvicerane. Tani, një studim krahas

Si u zgjodh 26 vjeçari nga Kosova në krye të socialdemokratëve në Suedi

26 vjeçari nga Kosova Arbër Gashi, është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit të Suedisë. Ai në një intervistë ka thënë se për të është një kënaqësi q

Info Tjera