Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/117242166_3179287982107883_8202333606824573762_o.jpg

BIK-u ndanë mirënjohje për Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës



Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës së Kryesisë së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim kryetarin e xhamisë së Fribourg-ut, njëherësh anëtarin e Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Sherif Tupanin.

Myftiu Tërnava në këtë takim falënderoi z. Tupanin dhe nëpërmes tij Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës për punën dhe angazhimin e tyre për mirëqenien e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë atje.

Ai përmendi se institucioni që ai drejton mbetet i përkushtuar që të ketë bashkëpunim dhe bashkëveprim të aktiviteteve ndërmjet BIK-ut dhe mërgatës sonë.

Nga ana e tij, z. Tupani, falënderoi përzemërsisht Myftiun Tërnava dhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për angazhimin e tyre për qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë.

Ai po ashtu uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore, si dhe për marrjen e “Urdhrit të Pavarësisë” nga presidenti Hashim Thaçi.

Në fund të takimit, drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, ndau një fletë falënderim për Tupanin dhe për Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar dhënë për institucionet fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame.

Të fundit

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

“Kam përjetuar racizëm, por ia kam dalë”

Albiona Manzo është një vajzë shqiptare, e cila arriti të mbledhë 18,750 pikë në provimet kombëtare të këtij viti shkollor dhe të jetë e para Departamentin e Informatikës të Universitet

Info Tjera