Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/foto2.jpg

Diaspora dhuron 5 mijë teste COVID-19 (Video)



Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan sot 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të Diasporës shqiptare.

Me moton “Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, donacioni i sjellë në Tiranë në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare u dhurua nga Lazim Destani President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe themelues i kompanisë “Ecolog International”, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Ministrja Mira Rakacolli, Ministri i Shtetit për Diapsorën, Pandeli Majko, si dhe Skënder Xhakaliu nga Ecolog, Gjermani, i cili përfaqësonte dy donatorëve Destani dhe Viqa. Ndërsa donatori i tretë pjesëmarrës ishte Remzi Ejupi nga “Eurokoha”.

Sasia prej 5 mijë testesh COVID-19 do t’i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për zgjerimin e kapaciteteve testuese të popullatës.

Ministrja Manastirliu falenderoi donatorët për këtë dhuratë të çmuar, e cila sipas saj, do të rrisë stokun e materialeve për testimet.

“Dua të falenderoj me zemër Ministrin Majko, i cili që në fillim të pandemisë, u angazhua për të aktivizuar rrjetin e Diasporës. Falenderoj miqtë tanë, të cilët janë sot këtu për të na dhuruar një paketë mbështetjeje përsa i përket rritjes së kapaciteteve të shtimit të testimit dhe kapacitetin e laboratorit të ISHP. Patjetër do të rrisin dhe stokun e materialeve të nevojshme, pra kiteve, reagentëve për strukturat, për të rritur testimin në popullatë. Ne jemi duke punuar në disa drejtime dhe jemi në një moment shumë serioz të zhvillimit të epidemisë dhe po përpiqemi të forcojmë kapacitetet tona. Dhe, kjo vepër, kjo që po ndodh sot këtu, është një hap për zgjerimin e kapaciteteve testuese. Ajo që duhet në këtë pandemi është dhe solidariteti, solidariteti mes vendeve dhe solidariteti mes njerëzve. Sigurisht, kur ky solidaritet vjen nga bashkëkombasit tanë, kjo bëhet akoma më e vlefshme dhe dua t’ju falenderoj me zemër për mbështetjen tuaj”, tha Manastirliu.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se kjo është një pjesë e ndihmës që ka ardhur për Shqipërinë me ndërmjetësinë e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Sipas tij, një ndihmë e çmueshme është dhe krijimi i rrjeteve të mjekëve të Diasporës, të cilët në mënyra të ndryshme përpiqen të ndihmojnë.

“Mendoj se secili e bën detyrën sipas mënyrës së tij dhe kam vetëm përulje dhe falenderime për këtë akt humanitar që kanë bërë 3 biznesmenët nga Diaspora, duke ndihmuar Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë zonat shqiptare në rajon, në këto ditë të vështira”, theksoi Majko.

Ndërsa Skënder Xhakaliu nga Ecolog Gjermani, i cili përfaqësonte sot në Tiranë Lazim Destani dhe Nazmi Viqa, falenderoi dy ministrat pjesëmarrës në këtë ceremoni.

“Eshtë kënaqësi që jam këtu sot, në emër të Z. Lazim Destani, President i kompanisë Ecolog International dhe të Z. Nazmi Viqa, president i “Abbruch AWR”, së bashkë dhe me Z. Remzi Ejupi të kompanisë “Eurkoha”, të cilët dhuruan 5 mijë teste për diagnostikimin e popullatës për Coronavirus. Ky aksion ka filluar me Kosovën me 12 mijë teste, Luginën e Preshevës me 1 mijë, në Maqedoninë e Veriut me 2 mijë teste dhe sot jemi në Shqipëri, me 5 mijë teste nga Gjermania, si dhuratë për Ministrinë e Shëndetësisë, që së paku, Diaspora të kontribuojë e ta zbusë sadopak nevojën për diagnostikimin e popullsisë për këtë virus. Diaspora do të jetë gjithmonë e gatshme për të qenë pranë institucioneve të shteteve tona për të ndihmuar aty ku do të jetë nevoja, siç ka bërë më parë. Prandaj, e falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin që kemi pasur, pasi kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm, Ministrin Majko që i jep përkrahje Diasporës në çdo aktivitet që ajo ka. Gjithashtu, një falenderim dhe për Dhomën e Biznesit të Diasporës këtu në Tiranë, e cila ka qenë përkrahëse në këtë donacion. Ndaj dhe uroj që ta kalojmë sa më shpejt dhe gazën e pandemisë”, tha Z.Xhakaliu.

Ndërsa Remzi Ejupi tha se, është momenti që të jemi të gjithë së bashku të organizuar e të gjithë të ruajmë jetën e njëri-tjetrit, si dhe të kemi sa më pak viktima.

“Uroj që këto teste të përdoren sa më pak, pra të mos jetë nevoja. Mbetet vetëm të falenderoj dhe Z.Lazim Destani e Z.Nazmi Viqa për këtë aksion, që të paktën të mundohemi të gjendemi sadopak në këtë drejtim.

Operacioni për të ndihmuar vendet e tyre me ndihma për të përballuar situatën e pandemisë, ka nisur që në fillim të muajit qershor.

Biznesmenët Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, dhuruan 12 mijë teste COVID-19 për Kosovën, 1 mijë për Luginën e Preshës dhe dje 2 mijë copë për Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa nisma e tyre humanitare përfundoi sot në Shqipëri me 5 mijë të tilla, që iu dhuruan Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik. Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shte

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt

Info Tjera