Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/buka.jpg

Dy mërgimtarët nga Gjermania japin bukë falas në Ramazan



Dy vëllezër mërgimtarë kanë vendosur të ofrojnë bukë falas për të gjithë ata që janë në kushte të rënda ekonomike, veçmas në muajin e shenjtë të Ramazanit, në Vushtrri.

Dy vëllezërit mërgimtarë nga Vushtrria, që jetojnë në Shtutgart të Gjermanisë, kanë vazhduar një traditë të nisur vite më parë për të dhënë bukë falas për familjet në nevojë, po në këtë qytet.

Kjo është bërë e ditur në një shpallje që është vënë para një furre buke, ku thuhet se këta dy vëllezër kanë vendosur që të ofrojnë bukë falas për të gjithë ata që janë në kushte të rënda ekonomike, veçmas në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Në përulësi të muajit të bekuar të Ramazanit, edhe këtë vit, dy vëllezërit nga Vushtrria me vendbanim në Shtutgart të Gjermanisë do të dhurojnë bukë falas për nevojtarët”, shkrua në shpalljen e vendosur në furrën, ku edhe do të marrin bukën familjet në nevojë.

Vlen të theksohet se në këtë iniciativë ka marrë pjesë edhe fabrika e bukës “Home Bakery”, transmeton tutje albinfo.ch.

Siç bëhet e ditur edhe në shpallje, buka do të ofrohet falas në orarin prej 10-00 deri në orën 17.00.

Të fundit

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik. Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shte

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt

Info Tjera