Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/2020806_eheatherwick_uk_anxhela_26_lr.jpg

Falënderohet mjekja shqiptare për punën e saj në Londër (Video)



 Mjekja shqiptare, Anxhela Gradeci, prej vitesh jeton dhe punon në Londër. Në fund të viteve 1990, Anxhela vetëm 4-vjeçe, familja e saj u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Mbretërinë e Bashkuar.

Anxhela studoi për mjekësi dhe sot ajo punon si mjeke në repartin respirator në spitalin Whitington, në Londër. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë ajo ka qenë në vijën e parë të trajtimit të pacientëve me koronavirus.

Së fundi, Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka postuar një video falënderuese për të gjithë mjekët që kanë qenë në fronin e luftës ndaj COVID, por sidomos për mjekët e ardhur nga vendet e tjera.

Khan, në profilin e tij në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve ka ndarë historinë e emigrimit dhe të integrimit të Anxhelës.

Në videon e shpërndarë nga kryetari i Bashkisë, përshkruhet historia e Anxhelës.

Anxhela tregon për punën e saj e përditshme dhe se si u bë pjesë e stafit të këtij spitali.

“Pas gjashtë vjetësh mësimi në shkollë mjekësore për sëmundje të ndryshme, erdhi Covid-19 dhe ndryshoi gjithçka.

“Refugjatët janë në vijën e parë në luftën kundër Covid. Kur qeveria kërkoi që vullnetarët të bëhen pjesë e personelit shëndetësor, qindra mjekë të lindur nga jashtë, përfshirë edhe refugjatët, u përgjigjën”, thotë mjekja.

Ajo shprehet se të qenit refugjate e ndihmon atë të shohë njerëz përtej kushteve të tyre mjekësore: “Kur u them njerëzve që jam refugjate, ata zakonisht befasohen. Shpesh, është simpati. Ndonjëherë, është zemërim.

“Unë dua që njerëzit të kuptojnë se refugjatët nuk janë një grup homogjen. Ata janë individë që mund të ofrojnë shumë për shoqërinë”, vijon më tej Anxhela.

Anxhela nuk e mohon faktin e të qenit krenare që është refugjate, pasi sipas saj, janë ata  që po “formojnë botën tonë për mirë”. 

video: youtube

Të fundit

Shqiptari bëhet baba i katërnjakëve në Gjermani: Ndodh një herë në 100 vjet

Katërnjak kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut, gjë që ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht pa terapi të fertilitetit. Së pari erdhi Leoni pastaj Luis, vazh

Shqiptarja doktoron në Universitetin e Cyrihut

Shqiptarja Donika Sejdiu ka arritur të pranohet doktorante në Universitetin e Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë. Në mesin e 43 kandidatëve shqiptarja Sejdiu arriti të bind komisionin se ajo is

Ardhja e mërgimtarëve, një burim i rëndësishëm i financimit për Kosovën

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovës është një burim shumë i rëndësishëm i financimit për vendin, është shprehur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, përcjell albinfo

Kryesia e Komunitetit Mysliman pritet nga Tërnava

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim anëtarin e Kry

Kosovari nga Hasi shpërndanë bukë falas për të prekurit nga tërmeti në Kroaci

Një tërmet 6.3 shkallësh goditi sot Kroacinë, ku është shënuar viktima e parë që është një vajzë 12-vjeçare. Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë p

Mjeku shqiptar e vaksinon personin e parë në Berlin kundër COVID-19

Qytetarja 101-vjeçare Gertrud Haase është bërë e parja në Berlin që ka marrë vaksinën anti-Covid të Pfizer/BioNtech. Në shumicën e Gjermanisë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19. Haas

Info Tjera