Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_595490527998835.jpeg

Ferizajasja po befason me shembullin e saj gjithë Kanadanë



20 vjeçarja, Albiona Ajeti po i mahnit kanadezët me punën e saj.

Nuk ka shumë kohë që Albiona ka nisur rrugëtimin e saj jetësor dhe profesional në këtë vend, por kjo se ka ndalur që ta tregoj talentin e zbuluar, atë të zhvillimi të lojërave për telefonat mobil.

Nga Kosova, ajo bashkë me familjen emigruan në ishull në vitin 2012 ku u regjistrua në klasën e 7-të në shkollën e mesme Stonepark në Charlottetown.

Iu deshën rreth një vit për të mësuar anglishten, një gjuhë që ajo flet tani me lehtësi.

“Ky ishte padyshim një vit sfidues”, tha Ajeti në një intervistë nga Waterloo, Ont., ku aktualisht është duke punuar dhe po mbaron studimet universitare në Universitetin e Waterloo.

Në vitin 2018, Albiona u nderua me çmimin si studentja me arritjen më të madhe nga P.E.I. Salla e Famshme e Biznesit, shkruan Journal Pioner, transmeton Media Press.

Në të njëjtin vit, shqiptarja nga Ferizaj dha kontributin e saj si vullnetare për komunitetin, duke dhënë mësime kompjuterike për të moshuarit, në Bibliotekën Publike të Qendrës së Konfederatës.

“Pastaj vendosa të pauzoj një vit, vetëm për të eksploruar opsionet e mia dhe për të gjetur pasionin tim”.

Kjo e ndihmoi atë që të mësoj veten se si të kodojë (programimin kompjuterik) në vetëm disa muaj dhe kjo solli shpërblimin me një bursë nga Western Union Global Scholarship në vitin 2019.

Kohët e fundit, ajo filloi të punojë si udhëheqëse kreative për UNICEF në Universitetin e Waterloo.

Mes gjithë kësaj, Ajeti dhe vëllai i saj, Qendrimi, filluan të punojnë në lojëra mobile.

Qendrimi që ka diplomuar në programin e lojërave dhe vizatimeve në kolegjin Holland, trajtoi modelin vizual për lojërat.

Loja e tyre më e re që mund ta gjeni në dyqanin aplikacioneve Apple, quhet Crazy Tire, një lojë platformë në të cilën qëllimi është të drejtoni një gomë rrotulluese deri në një seri platformash të pafundme pa u rrëzuar dhe duke mbledhur sa më shumë monedha të jetë e mundur.

Ajo dhe Qendrim tani janë në proces të promovimit të lojës edhe në platformat tjera.

Ajeti po mëson gjuhë frënge sepse mendon se është e rëndësishme të jesh i aftë të flasë të dyja gjuhët zyrtare të Kanadasë.

Synimi i saj dhe i vëllait është ngritja e studios së tyre për zhvillimin të lojërave, ku ata mund të punojnë me njerëzit dhe të zhvillojnë projekte që kanë një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv në shoqëri.

“Aftësia për të konceptuar një ide të re dhe për ta sjellë atë është realisht emocionuese, veçanërisht nëse mund të krijojë zgjidhje që mund të zgjidhin problemet e botës dhe të përmirësojnë jetën.”

“Unë besoj se çdokush mund të bëjë gjithçka që e mendon. Duhet vetëm ta gjejnë pasionin e tyre”, tha në fund Ajeti.

Të fundit

Për një muaj 608 bashkatdhetarë me Covid udhëtuan në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, njofton se në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. “Në bazë t

Kanada / Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitet

Ardita Qeriqi- Morina vjen nga Krojmiri i Lipjanit, Kosovë, e cila në Kanada jeton që nga viti 2007, duke u vendosur në qytetin e vogël të Ontarios, Brantford së bashku me bashkëshortin e saj

Hyseni takohet me Palmerin, i kërkon që SHBA-ja të jetë përherë të aktive në procesin e dialogut

Koordinatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, është takuar me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Matthew Palmer. Koordinatori i Kosovës

Oficeri preshevar më i suksesshmi në aeroportin “Edmonton”

Dritëro Ajdini në moshën 17 vjeçare ishte larguar nga Presheva në drejtim të Kanadasë. Ai në aeroportin ndërkombëtarë “Edmonton” ushtron detyrën e Oficerit të skanimit të bagazheve,

Oficerja shqiptare e ushtrisë së SHBA-ve nderohet me çmim presitgjioz

Oficerja shqiptare në Ushtrinë Amerikane, Valdeta Mehanja është nderuar nga Këshilli Amerikan i Emigracionit me çmimin e Trashëgimisë Amerikane (“American Heritage Award”), me të cilin vl

Lajm për mërgimtarët që kthehen nga Kosova në Gjermani

Shteti i Gjermanisë nuk iu rekomandon qytetarëve të saj të udhëtojnë drejtë vendeve Ballkanit pasi llogariten si vende të rrezikuara nga Covid-19. Këtë e bëri të ditur gazetari i njohur, B

Info Tjera