Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/lazim-destani.jpg

Filantropi Lazim Destani financon rehabilitimin e Klinikës Kirurgjikale



Në fazën e finalizimit të punimeve për rinovimin e Klinikës Kirurgjikale “Shën Klimenti i Ohrit” (Kirurgjia e Qytetit) në Shkup, filatropi i njohur dhe anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës z. Lazim Destani, në cilësinë e përfaqësuesit të donatorit të projektit, kompanisë “Ecolog International”, sot i bëri një vizitë kësaj qendre mjekësore për të parë personalisht nga afër rrjedhën e punimeve.

Donacioni për rinovimin e kësaj qendre spitalore në Shkup vjen pas një varg aktivitetesh donuese nga Grupacioni “Ecolog”. Gjatë periudhës së pandemisë kjo kompani në kuadër të përgjegjësisë korporative shoqërore ka dhuruar mijëra pajisje teknike për ndjekjen e procesit mësimor online për fëmijët e familjeve sociale në gjithë territorin e vendit, materiale e pajisje në spitalin e Tetovës si dhe teste për Covid-19 të dorëzuara tek autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Donacioni i tashëm për rinovimin e objektit të Kirurgjisë në Shkup do t’i përmirësojë dukshëm kushtet këtu, duke e kthyer atë në një qendër shëndetësore me pamje bashkëkohore.

Gjatë vizitës së tij z. Destani u shoqërua nga udhëheqësit e Klinikës Kirurgjikale, drejtorët z. Ljuben Arsenkov dhe znj. Nermin Shaqiri.

Lidhur me këtë donacion, drejtuesit e klinikës theksuan, “Vizita e sotme e z. Lazim Destani, pronar i kompanisë Ecolog, përbën kënaqësi dhe nder të veçantë për ne.  Donacioni për rinovimin e fasadës-atrium është me domethënie të jashtëzakonshme për spitalin tonë. Shpresoj që kjo përgjegjësi shoqërore e z. Destani të jetë një nxitje për donacione tjera të mundshme nga kompani apo individë të tjerë. Në emër të krejt kolektivit, sërish e falënderoj për donacionin dhe në mënyrë të veçantë për nderin që na bëri duke e vizituar këtë spital.

Përveç këtij donacioni në qytetin e Shkupit, Grupi Ecolog është në bisedime me autoritetet kompetente për një investim kapital për ngritjen e një Klinike Shëndetësore Universitare moderne për rajonin e Pollogut, në Tetovë.

Përndryshe, në suaza të projektit EcoCare për Covid-19, kompania Ecolog International tashmë po implementon një numër të madh projektesh nga sfera e shërbimeve shëndetësore nëpër disa vende të Europës Perëndimore.  Diaspora Shqiptare

foto 1 (2)
foto 3 (1)
foto 4 (1)

Të fundit

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

Info Tjera