Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/5eb532411ed1cdrive-by-testing-New-Rochelle-NY.jpg

Gjermani: Testim me detyrim për pushuesit e kthyer



Së fundi, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, po verifikon mundësinë e testeve të detyruara të Coronës për pushuesit që kthehen nga zonat e rrezikuara. Ndërkohë flitet se vala e dytë e Coronës është realitet në Gjermani.

“Ne po verifikojmë detyrimin ligjor”, për testet e Coronës tha Jens Spahn (CDU) të shtunën për radion gjermane, Deutschlandfunk lidhur me mundësinë e vendosjes së testeve të detyruara për ata pushues që kthehen nga zonat e rrezikuara. Sphan e argumenton këtë masë me rritjen e numrit të infeksioneve të reja. “Një numër i tillë kaq i lartë nuk ishte prej kohësh”, ka thënë Spahn, duke theksuar se “ajo që kemi për momentin janë shumë vatra të vogla shpërthimi”, që shumicën e rasteve ka të bëjë me aktivitetet e udhëtimeve, shkruan DW.

Testi i detyruar, jo aq i lehtë nga ana ligjore

Por një test i detyruar shkon përtej vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve të premten. Sipas tij, në aeroporte do të ngriheshin qendra testimi, ku të kthyerit nga pushimet do të testoheshin pa kosto dhe vullnetarisht. Sipas Spahn, për detyrimin e testimit ka pengesa të mëdha ligjore. “Është një ndërhyrje në liri detyrimi që i vihet dikujt për testim.” Gjykatat e shohin “me shumë vëmendje që çdo ndërhyrje të jetë proporcional”, ka thënë Spahn, që është shprehur se ende beson në testimin vullnetar dhe arsyen e pushuesve.

Ndërkohë autoritetet gjermane shënojnë shifra të larta të Coronës. Rreth 800 raste në ditë janë regjistruar së fundmi. Vetëm të premten Instituti Robert Koch regjistroi 815 raste. Gjithsej në Gjermani janë 202.964 vetë të infektuar. Shifrat janë shqetësuese. “Më parë kjo shifër ishte afër 500 vetë në ditë ose dukshëm më poshtë”, tha një zëdhënëse e RKI. Edhe virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti i Hamburgut, Bernard Nocht u shpreh për “një rritje të sipërfaqes” së infektimeve.

Vala e dytë, ndërkohë është prezente

Kryeministri i landit gjerman të Saksonisë, Michael Kretschmer është shprehur, se e kemi ndërkohë një valë të dytë infektimesh. Ajo është aty, tha ai për gazetën „Rheinische Post”. „Kemi përditë vatra të reja infeksionesh, nga të cilat mund të rezultojnë shifra shumë të larta”, tha Kretschmer. Detyra aktuale është të ndërpritet kjo valë përditë. Sipas tij kjo „habitshëm po bëhet shumë mirë”. Si Jens Spahn, edhe Michael Kretschmer i CDU-së e lidh rritjen e infeksioneve me udhëtimet, dhe sjelljen e virusit nga jashtë. Kryeministri i Saksonisë kërkon për këtë teste të detyrueshme të Coronës për ata që kthehen nga zonat e rrezikuara.

Por, shifrat po rriten jo vetëm në Gjermani. Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë njofton se numri i infektimeve të reja në ditë është më i lartë se kurrë që nga fillimi i pandemisë. Të premten në mbrëmje janë regjistruar 284.196 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve e shënon SHBA, Brazili, India dhe Afrika Jugore. Që nga shpërthimi i pandemisë janë infektuar 15,3 milionë vetë dhe 630.000 vetë kanë humbur jetën si pasojë e virusit Corona.

Të fundit

Nëntogeri shqiptar diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Angli

Sot në Akademinë Mbretërore Ushtarake, ka diplomuar Nëntoger Klevis Elezaj, shkruan KultPlus. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Londër, e cila diplomimin e Elezajt e konsid

Zvicër/ Ermira Lefort, artistja që bën sallat e koncerteve të këndojnë shqip

Pianistja shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort, prej vitesh kontribuon dhe afirmon kulturën shqiptare në Zvicër përmes pianos. Me pasionin e saj për profesionin, ka bërë që sallat e koncerteve zvic

Aktorja shqiptaro-kanadeze, prezanton filmin e ri

Producentja dhe aktorja shqiptaro-kanadeze, Ana Golja, do të prezantohet me filmin “The Cuban”, në Sunset Barrie Drive-in Theatre, Ontario. Për t’iu përshtatur kushtëzimeve për shkak të p

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”

Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mi

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër

Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koor

Këto janë rregullat që i presin mërgimtarët që kthehen në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të kthehen në Gjermani.

Info Tjera