Gjermania e vendos Kosovën në listën e vendeve me rrezik të lartë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në një njoftim në Facebook ka shkruar se qeveria gjermane nga e premtja ka shtuar 25 vende në listë.
Udhëtarët nga këto vende, përfshirë Kosovën, do të duhet të kenë një rezultat negativ të koronavirus jo më të vjetër se 48 orë kur arrijnë në Gjermani.
Vendimi do të hyjë në fuqi të dielën, bëhet e ditur në njoftim.
Njoftimi i plotë
Ju lutemi gjeni informacionin e mëposhtëm në lidhje me kufizimin e udhëtimit për udhëtarët që synojnë të udhëtojnë në #Gjermani.🛩🚗
Qeveria gjermane vendosi sot (22 janar) të shtojë 25 vende në listën e saj të vendeve me rrezik të lartë në lidhje me #Covid19.
Vendimi do të botohet më vonë këtë pasdite dhe hyn në fuqi këtë të Dielë (24 Janar) në orën 00.00. Të përfshira rishtazi në këtë listë janë #SHBA, #Sllovenia, të gjitha vendet #Balltike, të gjashtë vendet e #BallkanitPerëndimor, si dhe disa vende në kontinentet e tjera.
Udhëtarët nga këto vende, përfshirë #Kosovën, duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit, jo më të vjetër se #48orë, ose të një testi #PCR ose të disa llojeve të testeve të antigjenit, gjatë mbërritjes në #Gjermani.
Kjo ka për qëllim të zvogëlojë numrin e udhëtarëve të infektuar nga #Corona që vijnë në #Gjermani.