Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/cifti-shqiptar-770x399-1.jpg

Gjesti i çiftit shqiptar, jehonë në mediet amerikane



Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i ndihmojnë për të tejkaluar këtë krizë.

Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve, shqiptarë nga Kosova, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, të cilët janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, të cilit hapën dyert për të gjithë ata qytetarë në nevojë.

Madje treguan edhe njëherë zemërgjerësinë dhe mikpritjen e traditën shqiptare – se duhen ndihmuar të tjerët në ditët më të vështira. Ari dhe Blinera këto ditë kanë shërbyer më shumë se 500 vakte me ushqim falas.

Dyshja ishin të ftuar edhe në televizionin Fox, ku me modesti folën për atë se çfarë i shtyu të ndërmarrin këtë veprim.

Ari tha se dy vite më parë kur filluan biznesin ishte një përvojë e veçantë, e pas pandemisë së COVID-19, menduan se do të falimentojnë, por ishin klientët ata që i ndihmuan të mbijetojnë.

Ndërkohë Teksasi ka mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, çifti shqiptar u detyruan të përgatisin ushqimin dhe t’ua servirin qytetarëve.

Kujtojmë që Ari ishte vetëm 14-vjeç kur u largua nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 duke emigruar në SHBA, e sot përpos që është i suksesshëm në biznes – po duartrokitet nga komuniteti për gjestin e tij dhe faktin që së bashku me bashkëshorten për asnjë moment nuk hezituan të ndihmojnë qytetarët.

Të fundit

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik. Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shte

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt

Info Tjera