Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/nsws0703.jpg

Hapet edhe një shkollë shqipe në Zvicër



Shkolla shqipe në Zvicër sa po vjen e po zgjerohet po zgjerohet në Zvicër, bashkë me ta edhe numri i nxënësve shqiptarë.

Kështu, në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare “Shkolla Shqipe në Zvicër” edhe pse me masa të kufizuara, për shkak të Pandemisë, ka hapur Shkollën shqipe në Domat/Ems, të Kantonit të Grabünden-it, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Janë 29 nxënësit e shkollës shqipe, të cilët filluan mësimin në datën 22 shkurt 2021 në këtë shkollë me tekstet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, por që u siguruan nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Bern. Mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure grupi i parë në ora 13:15 dhe grupi i dytë nga ora 15:00.

Lidhur me mësimin dhe zgjerimin e “shkollave shqipe” në Zvicër, ka folur ditëve te fundit edhe ambasadori shqiptar në Bern z.Ilir Gjoni, sipas të cilit ky proces mësimor është në rrugë të mbarë.

“Prej mbi 10 vitesh, ndjekin kurset e organizuara të shkollës shqipe 1500-1700 syresh në Zvicër. Falë bashkëpunimit të mirë mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, natyrisht edhe angazhimit të mësuesve dhe vullnetit të prindërve tanë “Shkolla Shqipe” sot në Zvicër mund të themi lirisht se ka dhënë një impuls të ri pjesëmarrjes së fëmijëve të diasporë shqiptare në kurset e gjuhës shqipe dhe ka mundur të hapë rreth 45 shkolla të reja me afërsisht 700 nxënës. Por megjithatë ka vend të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim”, ka thënë ambasadori shqiptar z.Gjoni për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Të fundit

I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar një fushatë ndihme për një koleg të ri i cili ka përjetuar një tragjedi të rëndë familjare nga koronavirusi

Mbi 160.000 të regjistruar nga Diaspora

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 160.519 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Ky numër nuk është edhe aq i madh duke krahasuar

Marko Kepi, zyrtarisht kandidat për anëtar të Këshillit të Qytetit të New York-ut

Zgjedhjet e përgjithshme për anëtarët e Këshillit të Qytetit të New York-ut do të mbahen më 2 nëntor 2021. Ka disa zgjedhje speciale për vendet e lira të lira në 2020 dhe në fillim të 2

Përse shqiptarët paguajnë 61% më shumë për sigurimin e makinës?

Rreth zhvatjes që u bëhet të huajve, dhe në veçanti shtetasve të Kosovës nga kompanitë e sigurimit të automjeteve, është raportuar shpeshherë në mediat zvicerane. Tani, një studim krahas

Si u zgjodh 26 vjeçari nga Kosova në krye të socialdemokratëve në Suedi

26 vjeçari nga Kosova Arbër Gashi, është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit të Suedisë. Ai në një intervistë ka thënë se për të është një kënaqësi q

Mbi 49 mijë mërgimtarë janë regjistruar në mënyrë elektronike

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 49.837, transmeton Alsat. Numrat që janë regjistruar deri më ditën e sotm

Info Tjera