Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/foto_kledi_kadiu_io_e_te-1280x720-1.jpg

Kledi Kadiu përlotet në RAI 1



Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu ka qenë i ftuar pasditen e djeshme në Rai Uno ku ka treguar historinë e tij të largimit nga vendlindja.

Prezantuesi i ka kërkuar Kledit që të ndajë me publikun edhe një herë historinë e mbërritjes së tij në Itali, vështirësitë e ditëve të para dhe aventurën televizive në programin “Amici” të Maria De Filippit, nga vështirësitë e varfëria e deri të fama në televizionin italian. Një ëndërr e realizuar

Gjatë intervistë prezantuesi i ka kërkuar balerinit që të rikthehet dhe një herë pas në kohë e të kujtoj mbërritjen e tij në Itali. Kadiu teksa ka rrëfyer sërish për udhëtimin e tij me anijen Vlora, e ka cilësuar atë si “Udhëtimi i heshtjes”.

“Sepse ishim të gjithë entuziast dhe në ankth për të marrë (hipur) në këtë anije. Por unë sapo hipa në anije për pak ndërrova mendje sepse isha shumë i lidhur dhe vazhdoj të jem me familjen time mbi të gjitha me gjyshen time, e cila nuk jeton më. Me gjyshe Kimeten thotë Kledi teksa përlotet në transmetimin direkt të “Io e te”

“Gjyshja na ka rritur (nuk doja të qaja) …  mua dhe motrën time. Dhe pastaj më vonë mësova që kishin ardhur të gjithë në port” dhe më tej ai nuk arrin të përfundojë mendimin pasi emocionohet nga kujtimet” tha Kledi.

Me tej ai vazhdoi të rrëfejë rrugëtimin e tij drejt Italisë.

“Zbritja nga anija Vlora në Portin ë Barit, aty nuk na lanë të ankoroheshim menjëher por na lanë të prisnim, sepse kishin urdhrin që të mos e linin anijen të ankorohej. Që nga ky moment shumë bashkatdhetarë u hodhën nga anija në mënyrë që të arrinin në brigjet e Barit. Ditët e para në Itali, janë ditë që do ti kujtoj gjithë jetën. Jam më fat dhe i lumtur mund të them që kam pasur mundësinë të jetoj një moment të tillë, jetova tre ditë në “Stadio delle Vitorie” dhe dy në portin e Barit, në molin e Barit. Janë kohë që herë pas here i kujtoj me miqtë e mi  kur mblidhemi. Ishte një udhëtim që nuk e dija ku do të më çonte. Pastaj pjesa tjetër dihet tashmë”, përfundon Kadiu. / Diaspora Shqiptare

Të fundit

Grenell kërkon votën e shqiptarëve në Michigan

Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një fushatë elektorale me shqiptarët republikanë në Michigan të SHBA-së. Takimi u mbajt më 20 tetor 2020,

Mama Bar – si përballet bari kult me pandeminë?

Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbuluara sipas etiketës pandemike) kujdeset që të

Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada

Anaida Deti është larguar nga Shqipëria në 1997.  Pasi jetoi mbi 5 vite në Itali, u zhvendos në Kanada. Studimet e saj në Stomatologji në Itali nuk iu njohën dhe iu desh të nisë gjithçka

Njihuni me shqiptarin me çifteli që po çmend yjet botërore

Jurgen Pecnikaj, 25-vjeçari me origjinë nga Tropoja është një djalë shumë i talentuar në muzikë. Jurgeni jeton në Gjermani dhe puna që bën nuk ka lidhje me muzikën, megjithatë ai e sheh

Italia miraton ligjin e ri për emigrantët shqiptarë, kush punon merr leje qëndrimi

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit. Me anë të këtij ligji të ri

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

Info Tjera