Marko Kepi, zyrtarisht kandidat për anëtar të Këshillit të Qytetit të New York-ut
Zgjedhjet e përgjithshme për anëtarët e Këshillit të Qytetit të New York-ut do të mbahen më 2 nëntor 2021.
Ka disa zgjedhje speciale për vendet e lira të lira në 2020 dhe në fillim të 2021; këto zgjedhje speciale do të jenë të parat që do të përdorin votimin me zgjedhje të renditur në zgjedhjet e këshillit të qytetit pasi u miratua nga një pyetje votimi në 2019.
Për shkak të rishpërndarjes pas Regjistrimit të vitit 2020, kandidatët do të garojnë gjithashtu për mandate dy-vjeçare në vend të mandateve katër-vjeçare për herë të parë, që rrjedhin nga rregullimi i Kartës së Qytetit të New York-ut në 1989.
Afatet katër-vjeçare do të rinisin në zgjedhjet e 2025 pas një tjetër zgjedhje dy-vjeçare në 2023.
Marko Kepi po kandidon zyrtarisht, këtë radhë për anëtar në Këshillin Bashkisë së Qytetit të New York, gara paraprake Republikane për Qarkun 50 në Staten Island.
Kepi në një status në faqen e tij zyrtare “Marko Kepi for NYC Council”, mbas dorzimit të firmave në, NYC Board of Elections, për të hyrë në garën republikane, zgjedhjet fillestare që do të mbahen më 22 qershor 2021, ka faleminderuar vullnetarët, dhe mbështetsit e tij të cilët ai I ka quajtur të papërsëritshëm, në ndihmën që të merrnin “10 Time, dhjetë herë nënshkrimet që duheshin për të paraqitur peticionet për emërim, në NYC Board of Elections: “ Kjo është arritja e para në nisjen e garës, dhe ju faleminderojë thellë nga zemra, se eshtë për shkak të punës dhe përkushtimit tuaj që ne kemi fushatën më të organizuar dhe aktive. Mëtutje në fitore në 22 qershor! Zoti u bekoftë Ju! dhe Zoti e bekoftë Amerikën!. #StatenIsland #Republikan”
Kepi, është një politikan i ri shqiptar amerikan, një marins i Shteteve të Bashkuara, që ka qenë i përfshirë në politikën lokale republikane, që nga adoleshenca e tij, në Klubin e të rinjëve Repubikan në NYC, duke përfshirë edhe një mandat në zyrën për ish Senatorin e Shtetit Marty Golden.
Po ashtu ai ka qenë i angazhuar më pare si vullnetar dhe për fushatën presidenciale të Kryetarit të Bashkisë Rudy Giuliani në 2008.