Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/WhatsApp-Image-2020-07-23-at-07.44.30-e1595845681787-768x272-1.jpeg

Miratohet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021-2025



Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planin e Veprimit 2021 – 2025.

Dokumenti i miratuar nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit dhe për të forcuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Diasporën shqiptare.

Kjo është Strategjia e dytë që qeveria shqiptare ka miratuar.

Dy vite më parë, ajo miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024 i cili ishte i pari dokument në llojin e vet.

Zhvillimet dinamike sollën një aplikim më të shpejtë çka solli në nevojën për rishikimin dhe përditësimin e këtij dokumenti të rëndësishme për marrëdhënien e shtetit shqiptar me Diasporën.

Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 është vazhdimi i aplikimit të strategjisë së mëparshme, mbi bazën e së cilës u miratua një legjislacion i ri dhe institucione të reja të specializuara shtetërore.

Ngritja e strukturave të reja shtetërore për Diasporën shqiptare kërkoi në vazhdim aplikime praktike dhe të përshtatura me ndryshimet e legjislacionit.

Kjo solli diskutimin e ndryshimeve përmirësuese të realizuara me Strategjinë e Re Kombëtare të Diasporës Shqiptare.

Diaspora është një term i njohur më shumë se 2500 vite më parë. Sot kjo fjalë mund të përcaktohet si “bashkësi migrantësh, që ruajnë lidhjet materiale apo sentimentale me atdheun, duke u adoptuar në mjedisin dhe institucionet e shoqërisë mikpritëse”.

Ajo përbëhet nga komunitete ku identiteti dhe cilësitë e të cilëve ndryshojnë me kalimin e kohës. Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia (Lugina) janë hapësira, të cilat përfshijnë shtetet dërguese të shqiptarëve për migrim.

Diaspora shqiptare është një mundësi e madhe për zhvillimin e vendlindjes, ndaj dhe Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 synon të mbështesë organizimin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit, në mënyrë që të përmirësohet kapaciteti i angazhues në vendlindje.

Qëllimi është që diaspora shqiptare të mund të luajë rolin e një partneri të rëndësishëm strategjik për të ardhmen kombëtare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

Deri në këtë datë do të zbatohet vendimi Nr.259, datë 9.5.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024 dhe të planit të veprimit”.

Strategjinë e plotë mund ta lexoni këtu:

Të fundit

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë paqësore për hapjen e kufijve

Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën

Italia nis procedurat per pranimin e studenteve të huaj në vitin e ri shkollor 2021-2022

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Un

Çfarë thirrje ka ministrja e jashtme për diasporën

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës, bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë Kurti, është luftimi i

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik. Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shte

Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Të punosh për Silicon Valley është një ëndërr. Tashmë e bërë realitet për Gerion Treska. Ai thotë se, arriti të zhvillojë një intervistë mbi një pozicion, i cili lidhej drejtpërdrejt

Info Tjera