Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/22virus-briefing-travel2-articleLarge-v2.jpg

Në cilat shtete evropiane nuk mund të udhëtojnë kosovarët pa test PCR



Anglia, Italia, Gjermania, Turqia janë disa nga vendet, tek të cilat për të hyrë brenda tyre duhet të ketë test.

Qeveria gjermane ka vendosur me 22 janar të shtojë 25 vende në listën e saj të vendeve me rrezik të lartë në lidhje me #Covid19.

Vendimi që hyri në fuqi me datën 24 ka përfshirë rishtazi në këtë listë: SHBA, Sllovenia, të gjitha vendet Baltike, të gjashtë vendet e #BallkanitPerëndimor, si dhe disa vende në kontinentet e tjera.

Udhëtarët nga këto vende, përfshirë Kosovën, duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit, jo më të vjetër se #48orë, ose të një testi #PCR ose të disa llojeve të testeve të antigjenit, gjatë mbërritjes në Gjermani.

Në anën tjetër Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ditë më parë iu bëri thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar me datë 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes si në vijim:

– Deri me 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;

– Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021.

Ndërsa Anglia e cila po përballet tashmë me numër të madh të të prekurve me variantin e ri të Covid19 ka njoftuar se brenda këtij vendi mund të gjithë ata që kanë leje qëndrimi në këto vende por me test PCR që është marrë më së largu 72 orë para nisjes.

Udhëtarët do të duhet të japin detajet e kontakteve, informacionet e udhëtimit dhe të izolohen për 14 ditë, në të kundërt mund të gjobiten.

Këtyre shteteve nga 8 shkurti do tu bashkohet edhe Zvicra shtet në të cilin ka shumë kosovarë.

Këshill Federal i Zvicrës ka marrë vendim me 27 janar që nga 8 shkurti në Zvicër mund të hyhet vetëm me test PCR.

E shteti turk ka marrë vendim në fund të vitit të kaluar që të gjithë ata që nuk kanë test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në aeroplan për të udhëtuar në Turqi.

Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin e udhëtimit.

Po ashtu karantimin prej 7 ditësh do të jetë obligativ dhe ky rregull do të vlejë deri më 1 mars 2021.

Të fundit

Zgjerohet Kongresi Panshqiptar

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) me kënaqësi njofton se ka hapur zyrën në Uashington. Zyra, e vendosur në 1101 Pennsylvania Avenue, është vetëm tri rrugë nga Shtëpia e Bardhë dhe në dis

Sot nis regjistrimi i diasporës

Sot nis regjistrimit i popullsisë, familjeve dhe banesave, për të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, për diasporën, pjesëtarët e armatës jasht

Arber Bullakaj u zgjodh në organin më të lartë drejtues të PS Zvicër

Në konferencën e sotme vjetore të Migranteve Socialdemokratë të PS Zvicër u zgjodhën dy përfaqësues për Këshillin Drejtues të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Për postin e lakmuar k

Hapet edhe një shkollë shqipe në Zvicër

Shkolla shqipe në Zvicër sa po vjen e po zgjerohet po zgjerohet në Zvicër, bashkë me ta edhe numri i nxënësve shqiptarë. Kështu, në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme me rastin e dit

Aktivitetet e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me rastin e 5 vjetorit të themelimit

Në datën 20 Shkurt 2021, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar organizoi aktivitetin festiv “5 Vjet LEASH”, i cili u mgajt virtualisht me moderimin profesional të z. Festim Zaçe. Në këtë aktivitet na

Gjesti i çiftit shqiptar, jehonë në mediet amerikane

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i

Info Tjera