Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/Finlanda1-770x433-1.jpg

Në Finlandë shpërndahen tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës shqipe



Është bërë e ditur se në Finlandë janë shpërndarë tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Shpërndarja përfundoi përmes Bordit Kombëtar të Arsimit (Opetushallitus – OPH) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës të Finlandës, falë punës dhe bashkëpunimit të Konsulles së Nderit atje, Lili Verdha.

Siç njoftohet 400 çanta me Abetare (dhe materiale plotësuese), 100 fjalorë figurativë Shqip-Anglisht dhe 100 libra me Përralla Dygjuhëshe kanë mbërritur te nxënësit e shkollave fillore dhe të fëmijëve parashkollorë nëpër gjithë Finlandën.

Po ashtu 780 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë dërguar falas në Finlandë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe përmes bashkëpunimit me MEPJ-në.

Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shënjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Të fundit

Zgjerohet Kongresi Panshqiptar

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) me kënaqësi njofton se ka hapur zyrën në Uashington. Zyra, e vendosur në 1101 Pennsylvania Avenue, është vetëm tri rrugë nga Shtëpia e Bardhë dhe në dis

Sot nis regjistrimi i diasporës

Sot nis regjistrimit i popullsisë, familjeve dhe banesave, për të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, për diasporën, pjesëtarët e armatës jasht

Arber Bullakaj u zgjodh në organin më të lartë drejtues të PS Zvicër

Në konferencën e sotme vjetore të Migranteve Socialdemokratë të PS Zvicër u zgjodhën dy përfaqësues për Këshillin Drejtues të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Për postin e lakmuar k

Hapet edhe një shkollë shqipe në Zvicër

Shkolla shqipe në Zvicër sa po vjen e po zgjerohet po zgjerohet në Zvicër, bashkë me ta edhe numri i nxënësve shqiptarë. Kështu, në vazhdimësi të aktiviteteve të ndryshme me rastin e dit

Aktivitetet e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me rastin e 5 vjetorit të themelimit

Në datën 20 Shkurt 2021, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar organizoi aktivitetin festiv “5 Vjet LEASH”, i cili u mgajt virtualisht me moderimin profesional të z. Festim Zaçe. Në këtë aktivitet na

Gjesti i çiftit shqiptar, jehonë në mediet amerikane

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i

Info Tjera