Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/Posteri_Konferenca.jpg

Nesër fillon konferenca lidere e Diasporës Shqiptare “Diaspora Flet”



Nesër pritet të fillojë konferenca virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga GERMIN, organizata lidere për angazhimin e Diasporës me vendet amë. Gjatë datave 19, 20 dhe 21 nëntor 2020, nën moton GlobAL:2020, Lidhu, Krijo dhe Bashkëpuno, shumë emra me renome dhe yje të Diasporës Shqiptare do të jenë folës dhe pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje

Diaspora Flet 2020, e cila organizohet nga Germin dhe organizata e saj simotër me qendër në SHBA The Global Albanians Foundation, synon të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë e organizata nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme. 

Përbrenda një programi treditor, përmes 24 sesioneve virtuale me 9 folës kryesor dhe një programi 25 orësh do të trajtohen praktikat globale dhe ndërlidhjet mes të diasporës në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset, investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi.

Germin në kuadër të konferencës virtuale Diaspora Flet ka paraparë:

Hapjen e konferencës do të bëhet më 19 nëntor në ora 15:00 me një bisedë të përqëndruar nga ish-Presidetja e Kosovës, Atifete Jahjaga me moderatore Valbona Zeneli.

Znj. Jahjaga në konferencën Diaspora Flet 2020, do të flasë më shumë për rolin e saj diplomatik dhe mbështetjen e kauzave të rëndësishme shoqërore. Pjesa tjetër do të jetë hapësirë për rrjetëzim, fjalime inspiruese dhe katër (4) debate interaktive mbi kulturën, diplomacinë, politikën dhe forcimin e bashkëpunimit.

Në ditën e parë, nga ora 20:00 do të zhvillohet nje bashkëbisedim me ambasadorët amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht Sh.S. znj. Yuri Kim dhe Sh.T. z. Philip Kosnett. Ky panel do të moderohet nga z. Behar Xharra, sipërmarrës i ri në Uashington DC, ShBA, njëherit bashkë-themelues i GERMIN.

Dita e dytë, më 20 nëntor 2020, e cila fillon nga ora 15:00, do të fokusohet kryesisht në debate paralele për temat si: Investimet, Filantropia, Teknologjia & Inovacioni, ndikimi socio-ekonomik i COVID 19.

Poashtu, do të ketë edhe bisedë të përqëndruar me Elvin Gurin përballë gazetarës Ilva Tares, i cili do të flasë për angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimit të besimit për investime në vendlindje dhe filantropinë.

Në ditën e fundit, 21 nëntor 2020, dy ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e diasporës dhe miq të Germin, Kingsley Aikins & Martin Russell nga Irlanda, do të flasin për praktikat më të mira globale në angazhimin e diasporës dhe rrjetëzimin.

Temat tjera të cilat do të trajohen në ditën e tretë janë: kapitali njerëzor dhe kthimi i trurit, gjuha shqipe dhe trashëgimia dhe të rinjtë në diasporë dhe edukimi.

Poashtu, në këtë ditë, nga ora 18:00 do të ndodhë edhe formati “Bisedë mes kampionësh” me Robin Krasniqin dhe Lorik Canën.

Konferenca pritet të mbyllet me një artiste me famë botërore nga diaspora, paraqitja e së cilës do të mbahet si surprizë e konferencës.  

Konferenca Diaspora Flet është ‘thirrëse’ e fuqishme për angazhimin e diasporës, e cila mbahet çdo dy vjet.

Diaspora Flet 2020 mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende.

Të fundit

Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

Washington – Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë me plot ngazëllim se është themeluar Kongresi P

Në Finlandë shpërndahen tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës shqipe

Është bërë e ditur se në Finlandë janë shpërndarë tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Shpërndarja pë

Joe Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Zoti ju bekoftë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e ditës së falënderimeve. Letrën e ka publikuar vetë

Presidenti amerikan Joe Biden i shkruan shqiptarit nga Kumanova

Ajaz Emini, nga Llojani i Kumanovës, tek opinioni ynë njihet si pjesëtar i forcave amerikane që bombarduan Serbinë, kurse në Klivlend të Ohajos, ku jeton tani e disa vite, është një nga akti

Suedia shtrëngon masat anti-COVID

Përpjekjet e Suedisë për të luftuar koronavirusin u rritën të martën, pasi u vendos një masë e re ndalimi për muajin tjetër: Jo më shumë se tetë njerëz së bashku. Kjo masë shtesë erd

Brooklyni stoliset kuq e zi

Një nga lagjet më të mëdha të New Yorkut, Brooklyn, e cila është edhe një nga pesë ndarjet kryesore të New York-ut, i është bashkuar me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, festë

Info Tjera