Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/auto_415637388_highres-587x3921589112226-1.jpg

Nesër hapen shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër



Pas muajve të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe mësimit online nesër nxënësit e shkollave shqipe do ti rikthehen mësimit normal. Nëpërmjet një postimi në faqen facebook koordinatori dhe mësuesi i gjuhës shqipe ka uruar fëmijët për nisjen e këtij viti shkollor. “Shumë kush nga ju, nuk ka arritur t`i shijoj bukuritë e atdheut, këtë verë.
Por, megjithatë jemi të bindur se tani, jeni më me shumë forcë, se në Qershorin që e lamë pas. Bankat shkollore po ju presin dhe mësueset e mësuesit i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ju ta ndjeni veten si në vendlindje” shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Nxënës të dashur,

Mirë se vini në shkollën shqipe!

SHKOLLA SHQIPE NË ZVICËR PO JU PRET!

Nesër, nxënësit në shumicën e kantoneve në Zvicër fillojnë Vitin e Ri shkollor 2020/21. Bashkë me ta edhe nxënësit e shkollës shqipe të kantonit të St. Gallen-it, Argau-t …, dhe një javë më vonë edhe të Kantonit të Zyrih-ut, fillojnë me mësimin në gjuhën shqipe. Jemi të bindur se ditët e pushimit kanë kaluar shumë shpejt, me gjithë ngarkesën psikologjike, që ju dhe familjet e juaja kanë pasur në këtë kohë pandemie. Shumë kush nga ju, nuk ka arritur t`i shijoj bukuritë e atdheut, këtë verë.
Por, megjithatë jemi të bindur se tani, jeni më me shumë forcë, se në Qershorin që e lamë pas. Bankat shkollore po ju presin dhe mësueset e mësuesit i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ju ta ndjeni veten si në vendlindje.
Mirë se vini!
Po, ju presin shkollat shqipe, në: Neuenhhof, Spreitenbach, Flums, Uster, Volketsëil, Rüti, Fehraltorf, Schëerzenbach, Ëald, Ëetzikon, Fällanden, Mels, Sargans, Buchs, Sevelen, Rebstein, Ballgach, Heerburgg, Ëill, Ëittenbach, Gossau, St. Gallen, Rorschach, Uznach, Rappersëil-Jona, Emmen, Kriens, Cyrih, Bern, Lozanë, Vevey, Schaffhausen, Frauenfeld, Meilen, Effretikon, Stäfa, Zollikon, Männedorf, Adlisëil, Horgen. Ëädensëil, Büllach, Oetëil am See, Schëerzenbach, Dübendorf, Seebach, Oerlikon, Rümlang, Bachenbüllach, Glattbrugg, Dietlikon, Brüttiselen, Kloten, Hinëill, Hohfuri, Hori, Basel, Lachen, Siebnen, Apenzell dhe dhjetëra shkolla të tjera.

Ne jemi aty ku janë fëmijët shqiptarë!

Do të vazhdojmë me shkronjat e shqipes, me mësimet nga gjuha, letërsia, gjeografia, historia dhe kultura shqiptare. E kemi thënë shumë herë se mësimet në gjuhën shqipe nuk përfundojnë kurrë, ashtu sikurse valët e detit që nuk përfundojnë asnjëherë.
Prandaj, me qëllim që ju të “notoni” sa më mirë në valët e jetës, duhet ta mësoni sa më mirë gjuhën amtare – gjuhën e nënës.

Mirë se vini!

Të fundit

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

“Kam përjetuar racizëm, por ia kam dalë”

Albiona Manzo është një vajzë shqiptare, e cila arriti të mbledhë 18,750 pikë në provimet kombëtare të këtij viti shkollor dhe të jetë e para Departamentin e Informatikës të Universitet

Info Tjera