Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Annotation-2020-08-10-151121.png

“New food CPG” reportazh për kuzhinierin Rene Rexhepi, “Zoti i ushqimit”



Kompania në San Francisco, “New food CPG” ka realizuar një reportazh mbi historinë e kuzhinierit shqiptar në Kopenhagen, René Rexhepi, bashkëpronar i “Noma” – “Restorantit më të mirë në Botë” sipas rankimeve ndërkombëtare. Ai është shpallur “God of Food”, si dhe një nga njerëzit më me influencë në botë (Time’s 100 Most Influential People in the World) nga revista “Time”.

Kompania amerikane ka shkruar mbi rrugëtimin e tij që nga shkolla e kuzhinës dhe hapja e Noma-s në moshën 25-vjeçare e deri te nismat e tij më të reja, si: “Nordic Food Lab”, ku ai studion biodiversitetin skandinav; projekti i kuzhinës “Saturday Night Projects”; “MAD Academy”, një shkollë ku përveç gatimit, mësohen aftësitë e lidershipit. Ai, herë pas here, së bashku me skuadrën e tij merr drejtimin e kuzhinave të restorateve të Londrës, Australisë, Japonisë e Meksikës. Rreth kuzhinës dhe karrierës së tij është shkruar në librin “Hungry” të Jeff Gordinier apo në “A Work in Progress” të vetë René-së.

Kush është Rene?

René Rexhepi (i lindur më 16 dhjetor 1977) është kuzhinier dhe bashkë-pronar i restorantit Noma me dy yje nga Guida Michelin në lagjen Christianshavn në Kopenhagë të Danimarkës. Restoranti i tij u votua si restoranti më i mirë në botë në ndarjen e çmimeve San Pellegrino gjatë viteve 2010, 2011, 2012 dhe 2014.

Rexhepi është shquar për punën e tij për rikrijimin dhe përpunimin e një kuzhine të re Nordike dhe ushqime që karakterizohen nga origjinaliteti dhe shijet e pastërta.

Rexhepi është djali i një shqiptari etnik, që emigroi në Danimarkë nga ish-Jugosllavia (sot Maqedonia e Veriut), me nënë daneze.

Ai gjithashtu ishte është vlerësuar në vitin 2012 nga revista Time, si një prej njerëzve më me ndikim në botë.

Të fundit

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

Info Tjera