Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/telat-puka-caldonazzo-itali.jpg

Një shkodran në garë për këshilltar komunal në Caldonazzo të Italisë



Shqiptarët dhe veçanërisht shkodranët, janë komuniteti që ndoshta janë më të integruarit të jetën sociale, ekonomike por edhe politike në Itali.

Janë me qindra rastet, kur bashkëqatetarët tanë, jo vetëm kanë qenë pjesë e garave në vilen lokal (komune), por edhe ia kanë dalë.

Rasti më i fundit, në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në shtator, është ai i bashkëqytetarit tonë Telat (Lato) Puka.

Ai është paraqitur para bashkëqytetarëve të tij në Komunën Caldonazzo, me besimin se do të marrë votat e nevojshme për të qenë pjesë e Këshillit Komunal atje.

Lajmi është dhënë nga Gëzim Puka, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, vëllai i Telat Pukës.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, ai shpreh edhe krenarinë e ligjshme për arritjet e vëllait të tij në vendin fqinj, Itali. Pedagogu Puka shkruan:

“Vellai im Telat Puka kandidat per zgjedhje ne komunen e Caldonazzo, Trento, Itali. Nje emigrant qe ka ndertuar jeten me djersen e ballit. Suksese vella…”.

Telat Puka është i ditëlindjes 1966 dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës.

Prej shumë vitesh jeton e punën në shtetin fqinj, ndërsa tani kërkon të japë një kontribut edhe për komunitetin ku jeton.

Të fundit

Shpërndahen 17 mijë tekste shkollore për nxënësit në diasporë

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë p

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

Info Tjera