Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/dritero-ajdini.jpeg.jpg

Oficeri preshevar më i suksesshmi në aeroportin “Edmonton”



Dritëro Ajdini në moshën 17 vjeçare ishte larguar nga Presheva në drejtim të Kanadasë.

Ai në aeroportin ndërkombëtarë “Edmonton” ushtron detyrën e Oficerit të skanimit të bagazheve, për 10 vite me radhë

Dritëroi, në një video të publikuar nga Aeroporti i Kanadasë flet për përgjegjësitë që ka në lidhje me punën që bënë.

Ai mes tjerash thotë se e ka pasur të vështirë kur ka ardhur nga Ish-Jugosllavia në këtë vend të bukur, siç e quan ai Kanadanë, për të nisur një jetë të re.

Ai tregon për njohuritë e tij rreth gjuhëve të huaja, ku thotë se flet gjuhën serbo-kroate, maqedonishtën si dhe gjuhën angleze.

Kjo i ndihmon shumë sipas tij, nga se ka udhëtarë që vijnë për vizitë në Kanada e me të cilët komunikon në këto gjuhë dhe zotërimi i këtyre gjuhëve i mundëson që t’i ndihmojë ata për t’ia bërë udhëtimin sa më të mirë.

Dritëroi është i martuar dhe ka dy fëmijë dhe thotë se kalon shumë kohë me familjen e tij dukë udhëtuar në vende të ndryshme

Ndërsa krejt në fund, rrëfimin e tij Dritëroi e mbyll duke kujtuar familjen dhe vendlindjen e tij.

“Atje jam rritur në një familje të madhe, kur u largova dhe erdha këtu më mungonin ata shumë sa që mendoja se unë kurr më nuk do të kem një shtëpi. Mirëpo nëna ime më ka thënë, kudo që do shkosh do ta bësh shtëpinë dhe vendin tënd”.

Të fundit

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

“Kam përjetuar racizëm, por ia kam dalë”

Albiona Manzo është një vajzë shqiptare, e cila arriti të mbledhë 18,750 pikë në provimet kombëtare të këtij viti shkollor dhe të jetë e para Departamentin e Informatikës të Universitet

Info Tjera