Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Diaspora-Rant-1.jpg

Për një muaj 608 bashkatdhetarë me Covid udhëtuan në Gjermani



Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, njofton se në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19.

“Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.)”.

Ambasada ka bërë thirrje për kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Apelojmë pokështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane. Ruajeni veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës

Të fundit

12 vjeçari detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shk

Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Sindi Breshani, artistja shqiptare në Londër, është një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojërave digjitale. “Women in Games

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA

Komuniteti Rockwall ka festuar ditën e djeshme një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtara

Si parakalonin shqiptarët në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qyte

Dy shqiptarët muslimanë restaurojnë kishat italiane

Luan Hallulli dhe Arben Muka janë dy shqiptarët që kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane për nismën e veçantë që kanë ndërmarrë për të rindërtuar kishat e shkatërruara. Në një

“Kam përjetuar racizëm, por ia kam dalë”

Albiona Manzo është një vajzë shqiptare, e cila arriti të mbledhë 18,750 pikë në provimet kombëtare të këtij viti shkollor dhe të jetë e para Departamentin e Informatikës të Universitet

Info Tjera