Diaspora jonë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/zvicer-1-770x470-1.jpg

Përse shqiptarët paguajnë 61% më shumë për sigurimin e makinës?



Rreth zhvatjes që u bëhet të huajve, dhe në veçanti shtetasve të Kosovës nga kompanitë e sigurimit të automjeteve, është raportuar shpeshherë në mediat zvicerane.

Tani, një studim krahasimtar i bërë nga portali i krahasimeve online, “Comparis” ka konfirmuar dhe përforcuar me fakte ekzistimin e diskriminimit në këtë fushë.

Pra “Comparis” zbulon se shoferët nga Ballkani dhe nga Turqia po zhvaten dhe se çdo kompani e sigurimeve ka idenë e saj për “shkallën e rrezikshmërisë” së shoferëve nga nacionalitete të caktuara.

Ju, për shembull, kurrë nuk keni shkaktuar ndonjë dëm në komunikacion, por megjithatë do të paguani dy herë më shumë se të tjerët për sigurimin e makinës?

Tingëllon e paimagjinueshme, por është fare e thjeshtë, nëse, nga këndvështrimi i kompanisë së sigurimeve, ju keni pasaportën “e gabuar”, shkruan blick.ch.

Pra, siç zbulon “Comparis.ch”, shtetasit e huaj në Zvicër shpesh paguajnë dukshëm më shumë se vendësit dhe se sa disa të huaj të tjerë.

Për shembull, shoferët nga Shqipëria, Kosova, Serbia ose nga Turqia detyrohen të bëjnë pagesa të mëdha – në raste ekstreme deri në 89 për qind (te kompanitë si: Basler, Police Baloise Direct M) ose 88 për qind (TCS, produkti M), transmeton albinfo.ch. Mesatarisht, kjo pagesë është gjithashtu dukshëm më e shtrenjtë edhe për pronarët e makinave nga Portugalia ose nga Italia.

Edhe po nuk patët aksidente, si i huaj do të paguani më shumë

Por si mund të ndodhë kjo? “Thelbi i sigurimit është `solidariteti i rrezikut`”, thotë ekspertja e mobilitetit në Comparis, Andrea Auer. Për të llogaritur preminë, përdoren statistikat, në mënyrë që të llogaritet probabiliteti i dëmit.

Auer thotë më tutje: “Edhe nëse një shofer është pa aksidente, ai përsëri do të vlerësohet në bazë të kombësisë dhe do të paguajë më shumë”.Dallimet ndonjëherë ekstreme midis ofruesve të sigurimeve ndodhin për shkak të faktit se siguruesit përdorin statistika të ngjashme, por vlerësojnë ndryshe faktorin e përkatësisë nacionale”.

Një shembull llogaritjeje: Nëse bëni një sigurim të plotë (Vollkasko) me Zürcher Versicherung dhe paguani një premi vjetore prej 887 frangash duke pasur pasaportë zvicerane, atëherë me pasaportë turke duhet të paguani 65 për qind më shumë ose, mbi 1400 franga. Me kompaninë Axa dallimi është madje 71 për qind.

Por ka edhe më keq: nëse kërkoni për shembull të siguroheni në kompaninë Helvetia dhe te vendi i nacionalitetit e shkruani “Turqi” në vend të “Zvicrës”, nuk do të merrni fare ofertë. Kjo të paktën është konstatuar nga Comparis, në bazë të një profili dhe mostre që ka kërkuar ajo.

Vetëm kjo kompani nuk ndëshkon të huajt
Por në kompaninë e njohur të sigurimeve “Generali”, nga ana tjetër, të gjithë paguajnë të njëjtën shumë për shërbimin e njëjtë, sepse, sipas Comparis, ajo është e vetmja kompani sigurimi në këtë analizë që nuk praktikon fare modelin “bonus malus” si ndëshkim të të huajve.

Për analizën e saj, Comparis ka shqyrtuar 232,553 oferta në internet për 14 makina dhe dymbëdhjetë kombësi (përfshirë Zvicrën) dhe 79 vendbanime në Zvicër.

Të fundit

Kongresi Panshqiptar Amerikan kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua sot me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Blinkin për ndihmë për të siguruar vaksinat Covid-19 p

I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar një fushatë ndihme për një koleg të ri i cili ka përjetuar një tragjedi të rëndë familjare nga koronavirusi

Mbi 160.000 të regjistruar nga Diaspora

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 160.519 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Ky numër nuk është edhe aq i madh duke krahasuar

Marko Kepi, zyrtarisht kandidat për anëtar të Këshillit të Qytetit të New York-ut

Zgjedhjet e përgjithshme për anëtarët e Këshillit të Qytetit të New York-ut do të mbahen më 2 nëntor 2021. Ka disa zgjedhje speciale për vendet e lira të lira në 2020 dhe në fillim të 2

Si u zgjodh 26 vjeçari nga Kosova në krye të socialdemokratëve në Suedi

26 vjeçari nga Kosova Arbër Gashi, është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit të Suedisë. Ai në një intervistë ka thënë se për të është një kënaqësi q

Mbi 49 mijë mërgimtarë janë regjistruar në mënyrë elektronike

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 49.837, transmeton Alsat. Numrat që janë regjistruar deri më ditën e sotm

Info Tjera